Connect with Us

Nga Artan Fuga/Për çfarë kemi dhe nuk kemi nevojë ne qytetarët tani?

Aktualitet

Nga Artan Fuga/Për çfarë kemi dhe nuk kemi nevojë ne qytetarët tani?

Publikuar

-

– Kemi nevojë për dialog pa mbarim deri në zgjidhje midis partive politike, në tavolina, sy më sy, jo për mungesë debati politik.
– Kemi nevojë për t’i përfshirë miqtë tanë perëndimorë në suksesin e negocimeve politike dhe jo t’i bëjmë ata të na përplasin derën duke na lënë në vetminë e madhe të pranverës së ftohtë.
– Kemi nevojë për t’i përgatitur zgjedhjet elektorale që nëse duhet të shtyhen edhe disa muaj meqë klasa politike u tregua e paaftë të respektojë edhe kontratën më minimale me ne, pra t’i organizojë në afatet kushtetuese, dhe jo të shohim mitingje me militantë ku dëgjojmë sesi nuk do bëhen zgjedhje.
– Kemi nevojë të ndryshohet rrënjësisht ky kod i mallkuar elektoral që iu ka dhënë vota të pamerituara atyre që nuk e meritojnë, duke realizuar barazinë dhe drejtësinë e garantimin e votës së lirë, dhe jo ligj elektoral monopol i partive që nuk lëshojnë monopolin e pushtetit.

– Kush do të na qeverisë ne duam ta përcaktojë vota e lirë dhe jo ultimatumet, mitingjet me thirrje përjashtuese ndaj krahëve politikë reciprokë, kundërshtarë.
– Ne duam zgjedhje që të përcaktojë fituesin dhe jo fituesa që vetëshpallen duke i konsideruar zgjedhjet si konfirmim i fitoreve paraelektorale.
– Jo zgjedhje pa opozitë, as opozitë që nuk shkon në zgjedhje, si në Kavajë, një test që na përgatit barbarinë e ardhshme, por zgjedhje ku opozita të ndihet e barabartë me partitë në pushtet, dhe opozitë që bën cmos që zgjedhjet të kryhen sa më mirë.

– Ne duam që ata që kanë shkelur ligjin, janë inkriminuar, të korruptuarit, të ikin, t’u bëhet e pamundur atyre që kanë abuzuar me detyrën duke kanabizuar vendin, të ndikojnë zgjedhjet, t’i prishin si i kanë zakon zgjedhjet, dhe jo që edhe qytetarët të nisin të shkelin dhe mos respektojnë ligjet.
– Ne kemi nevojë që hapësira publike të kontrollohet nga qytetarët e lirë që duan të votojnë lirisht dhe jo nga mitingje me militantë, nëpunës, thërritës të paguar, që brohorasin sesi ja bëmë mirë atyre të krahut, lagjes apo grupit tjetër.
– Ne kemi nevojë që pikat ku mund të realizohen marrëveshjet që na cojnë në zgjedhje të lira të thellohen, të bëhen autentike, dhe jo që politikanët të shajnë njeri tjetrin në distancë, pa fleksibilitet, duke na cuar në një Shqipëri ku nuk ka zgjedhje, nuk ka ligj, nuk ka institucione legjitime, nuk shprehet vullneti popullor, ku ligjin e bën korrupsioni, arroganca e të fortëve dhe militanti i kthyer në administrator.

LEXO EDHE:  Nga Artan Fuga/ Problemi nuk është Gjiknuri, por Bylykbashi!

– Ne duam garë të lirë elektorale dhe jo konfrontime sociale paraelektorale.
– Ne nuk duam seanca sherresh në Kuvend të transmetuara në televizion, ne kemi nevojë të shohim live në televizion negociata që të mos bëhen fshehtazi nga ne në kulisa të nëndheshme.
– Ne duam që fushatat elektorale të bëhen për të na cuar në ditën e zgjedhjeve ku do vendosim ne, dhe jo për fushata elektorale që të na tregojnë sesi nuk do bëhen zgjedhjet.
– Ne duam fushata elektorale me programe për ndryshime rrënjësore që të na japin të drejta politike, punë, mirëqënie, paqe, dhe jo fusha elektorale ku në fund sukses do të quhet se ja u bënë zgjedhjet.
– Ne duam një klasë të rinovuar politike, me shumë zëra, me zëra të besueshëm, dhe jo riprodhim në politikë përjetësisht të të njejtëve deputetë.

– Ne duam pra që ministra, deputetë, nëpunës, të zgjedhin ose të shkojnë të kandidojnë këmbëzbathur, kokëulur, zemërhapur para qytetarëve nëse duan të marrin votën, dhe jo për mitingje me policë, arsimtarë, nëpunës të dhunuar, punonjës bashkish që i thërrasin me pahir në mitingje paraelektoralë ku dëgjojmë si brohorasin sesi nuk do bëhen zgjedhjet ose sesi zgjedhjet do të bëhen pa opozitë./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE