LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i përgjigjet me urgjencë Ruçit/Kur do zhvillohet raundi i katërt për Presidentin

27 Prill 2017, 14:19, Aktualitet CNA

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i është përgjigjur me urgjencë thirrjes kërcënuese të kreut të grupit të PS, Gramoz Ruçi, për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Ashtu siç kërkoi ky i fundit, Meta ka vendosur të mbledhë nesër Kuvendin në një tjetër seancë në orën 17:00, ku do zhvillohet raundi i katërt për Presidentin.

Ndërkohë, sot u zhvillua raundi i tretë, i cili u dogj ashtu si dy raundet e tjera, pasi palët nuk kishin ende një emër.

Gramoz Ruçi i kërkoi Metës të vendosë nesër përfundimisht për Presidentin, ndryshe sipas tij, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme./CityNews

Lajmet e fundit nga