LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Furtuna Xhafaj/ Sot firmosen lëvizjet në Policinë e Shtetit

27 Prill 2017, 07:50, Aktualitet CNA

Sot pritet që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, drejtues madhor Haki Çako të firmosë lëvizjet e asaj që është quajtur “furtuna Xhafaj” në Policinë e Shtetit.

Shumë prej lëvizjeve priten të bëhen zyrtare dhe kanë të bëjnë me lëvizjet e drejtuesve të Policisë në qarqe të cilat do të pasohen edhe me lëvizje te uilta.

CityNews njoftoi dy ditë më parë për furtunën Xhafaj e cila ?u ndal? pas negociatave Rama-Basha me ndërkombëtarët.

Burime zyrtare konfirmuan sot se pritet që të firmosen urdhrat e lëvizjeve ashtu sikundër raportoi CityNews. Këto lëvizje mund të përfshijnë thuajse të gjithë krerët e Policisë në qarqe.

Gjithçka pritet të ndodhë në orët në vijim dhe ne do të raportojmë hap pas hapi situatën e lëvizjeve në Policinë e Shtetit./CityNews

Lajmet e fundit nga