LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha: Si fitova bindshëm përballë Ramës dhe njeriut të Fatos Nanos

27 Prill 2017, 21:24, Aktualitet CNA

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha, ka folur për karrierën e tij politike në emisionin e Blendi Fevziut.

Basha tha se e gjithë karriera e tij politike i detyrohet hapjes së Partisë Demokratike dhe garës së ndershme.

Ai tha se ka garuar në vitin 2005 përballë një prej njerëzve më të rëndësishmë të Fatos Nanos dhe ka fituar bindshëm.

?Gjithë karriera ime politike i detyrohet hapjes së Partisë Demokratike dhe garës së ndershme. Unë kam garuar në vitin 2005 përballë një prej njerëzve me të rëndësishëm të Fatos Nanos dhe kam fituar bindshëm. Unë kam kryesuar listën e Partisë Demokratike në Elbasan në vitin 2009 dhe kam arritur atje një rezultat historik për PD-në. Unë kam garuar përballë Edi Ramës në një situatë shumë të vështirë politike në vitin 2001 dhe fitova në zgjedhje që u cilësuan të ndershme dhe të lira nga OSBE/ODIHR. Unë kam garuar për kreun e Partisë Demokratike në një garë të vërtetë dhe të paprecedentë në historinë politike të Shqipërisë dhe kam fituar?, tha Basha./CityNews

Lajmet e fundit nga