LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bushati zbulon pazarin/Kush është Ilir Meta brenda mazhorancës!

27 Prill 2017, 19:25, Aktualitet CNA

Analisti Andi Bushati ka komentuar me tone të ashpra lëvizjet e fundit në mazhorancë për zgjedhjen e Presidentit të Ri.

Bushati tha Ilir Meta është ai që ka kritikuar shumë herë rilindjen për drogën, për përdorimin e policisë në vjedhje votash ka goditur arrogancën e pushtetit.

Ndaj dhe sipas tij, të gjithë pyesin ?si ka mundësi që mazhoranca t?i japë votat këtij?.

?Kjo mazhorancë me këtë qeverisje 4-vjeçare nuk ka kurorëzim më të bukur se sa t?i dhurojë Ilir Metën president shqiptarë. Meta është ai që iu dha protestuesve ?kokë pa larë?, është personi që u kap me bllok në dorë, është ai që u tha se vjedh vota. Kush Meta brenda mazhorancës? Është njeriu me forcën e tij politike që rilindjen e ka akuzuar se ka mbushur me drogë vendin, njeriu që i ka akuzuar se po përdorin policinë për të vjedhur vota, ai që ka kundërshtuar disa reforma, ka goditur arrogancën e pushtetit. Po të kthesh pultin nga Tv thua: Ore si ka mundësi që mazhoranca t?i japë votat këtij? E gjitha kjo duhet te një pazar i thjeshtë interesash?, tha Bushati./CityNews

Lajmet e fundit nga