LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Analisti “shpërthen” ndaj mazhorancës/Fundi i hipokrizisë, Meta luan me të gjithë

27 Prill 2017, 20:02, Aktualitet CNA

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar çështjen më të nxehtë të ditës, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Kuvendi do të mblidhet ditën e nesërme për të vendosur Presidentin e ri, ku emri më i mundshëm është ai i Ilir Metës.

Nazarko tha se zgjedhja e Metës President është fundi i hipokrizisë së shumicës parlamentare.

?Së pari ky është fundi i hipokrizisë së shumicës parlamentare. Nëse mazhoranca donte të priste opozitën, do t?i zhvillonte raundet çdo 7 ditë. T?i jepte kohë. Arsyet pse ka ngut, nuk i di, por është që të shtohet presioni mbi opozitën. Kjo është dhe dëshirë e faktorit ndërkombëtar. Ky presion është mbi opozitën që të ulet në dialog për të dalë nga kriza. Ka dhe presion mbi Metën, i cili luan me dy palët?, tha Nazarko./CityNews

Lajmet e fundit nga