LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A rrezikon shkatërrimin PD-ja? Ja si përgjigjet Basha

27 Prill 2017, 21:24, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sonte, në emisionin ?Opinion? është shprehur  në lidhje me dilemën e tij në rrugëtimin politik dhe mundësitë e shanseve për t?ia dalë mbanë në këtë betejë.

Basha theksoi se dilema qëndron në faktin për t?u bërë fasadë e narko-republikës dhe narko-zgjedhjeve apo të luftojë për votën e lirë.

Kreu demokrat, tregoi se kurrë nuk e ka patur më të lehtë të marrë një vendim në jetën e tij. Sipas Bashës, ai vendim është lufta deri në fund për votën e lirë dhe të ndershme, çka është i vetmi përfundim që mund të ketë për Shqipërinë derisa të sigurohet vota e lirë.

Më tej, kryedemokrati u pyet nga gazetari Blendi Fevziu nëse kjo lëvizje mund të çojë në shkatërrimin e Partisë Demokratike dhe karrierën e tij personale.

Kreu demokrat nënvizoi se lufta për një kauz të drejtë kërkon sakrificë, por lufta për një kauz të drejtë me gjithë forcën e njerëzve që bashkohet në këtë kauzë ka vetëm një përfundim, fitoren e kësaj kauze./Opinion

Lajmet e fundit nga