LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

A do të ketë sot Shqipëria një President të ri?/Ja çfarë do të ndodhë

27 Prill 2017, 06:43, Aktualitet CNA

Sot do të zhvillohet raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit të ri që vjen pas dy raundeve të djegura si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita pa propozuar asnjë emër kandidati.

Seanca do të zhvillohet në orën 15:00, ndërkohë Vasilika Hysi i ka ftuar kolegët e saj në Komisionin e Ligjeve që në orën 13:00 të vijnë dhe të propozojnë emrat.

Mirëpo deri më tani në këtë situatë krize politike që ndodhet vendi, zgjedhja e presidentit është anashkaluar dhe po përdoret si guri i fundit, prandaj mazhoranca as PS, as LSI nuk kanë propozuar asnjë emër kandidati në dy randet e para dhe me shumë mundësi nuk do ta bëjnë as në raundin e tretë, ku kërkohen 84 vota.

Siç pritet edhe sot Shqipëria do të jetë pa një President dhe kjo shton dyshimet rreth asaj që mendojnë liderët politikë në vend, mos Rama dhe Meta po kërkojnë ta çojnë parlamentin drejt shpërbërjes dhe zgjedhjeve të parakohshme, sepse edhe preteksti që kërkojnë të presin opozitën, nuk pi ujë pas asaj që ka ndodhur së fundi./CityNews

Lajmet e fundit nga