Connect with Us

A do futet LSI në zgjedhje?!/Rama: As që diskutohet, ja gabimi i madh i Metës

Aktualitet

A do futet LSI në zgjedhje?!/Rama: As që diskutohet, ja gabimi i madh i Metës

Publikuar

-

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë mbrëmjen e sotme një intervistë në “Top Story”, ku është ndalur te problemet kryesore në vend. Rama komentoi zgjedhjet e 18 qershorit dhe vendimin e LSI.

Ai tha se nuk diskutohet fare që LSI të marrë pjesë në zgjedhje. Më tej, ai zbuloi gabimin e vetëm të Ilir Metës, duke thënë se bëri gjithçka që të ulet PD në tryezën e dialogut.

Pyetje: A do marrë pjesë LSI në zgjedhje?
Rama: Nuk diskutohet fare. Ilir Meta ka bërë një gabim, që unë s’do e bëja, sepse unë s’jam Ilir Meta. Ai bëri gjithçka që të ulet PD në tryezë. Meta ka luajtur rolin e të tretit të vërtetit, por kurrë s’ka menduar se do prishë qeverinë dhe që s’do hyjë në zgjedhje. Edhe ofrta e fundit që për ne ishte jashtë korrnizës së pranueshme: shtyrja e zgjedhjeve dhe mundësia e prekjes së qeverisë, edhe ato janë rezultat i përpjekjes së Ilir Metës./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Publikuar

-

Nga

Gjashtë viktima nga Covid në 24 orët e fundit në shtetin fqinj/ Rritet numri i rasteve të reja

Vijojnë të jenë shqetësuese shifrat e viktimave dhe të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 pacientë ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja me Covid-19. Viktimat janë dy nga Shkupi, një nga Kumanova, dy pacientë nga Struga dhe një nga Gostivari.

LEXO EDHE:  Lirohet nga detyra ambasadori i Shqipërisë në Katar

LEXO EDHE:  E bëra të famshëm/ Paloka ironizon Ramën

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me coronavirus në vendin fqinj që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.111 individë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Tjetër shans për maturantët ngelës/ Dalin datat e provimeve

Publikuar

-

Nga

Maturantët që nuk mundën të sigurojnë notë kaluese në provime, tashmë kanë një shans tjetër.

Ministria e Arsimit ka caktuar datat e provimeve për maturatët, duke iu dhënë mundësi mbetësve të pajisen me diplomën, si kusht për t’u regjistruar në Universitete.

Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, tre ditë më vonë provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, më pas i matematikës më 31 gusht dhe për t’u përmbyllur në datën 3 shtator me provimin me zgjedhje. Bëhet me dije se pytejet do të jenë të ndërtuara vetëm me alternativa./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Publikuar

-

Nga

Lufta me Covid/ Rritet ndjeshëm numri i viktimave në disa shtete të SHBA

Në SHBA ashtu sikurse kishin parashikuar ekspertët, rastet e vdekjeve si pasojë e koronavirusit po shënojnë rritje, nxitur kryesisht nga situata në shtetet në jug dhe perëndim të vendit.

Prej disa kohësh numri i vdekjeve në ditë nga virusi kishte shënuar rënie dhe po vazhdonte të ishte në shifra të ulta edhe pas shtimit të rasteve të të infektuarve në shtete si Florida dhe Teksasi që u përballën me nivele rekord ditore. Por shkencëtarët kishin paralajmëruar se kjo situatë nuk do të zgjaste.

Sipas ekspertëve vdekjet nga koronavirusi, zakonisht ndodhin disa javë pasi një person infektohet. Ata parashikuan se shtetet që shënuan rritje të rasteve dhe shtrimeve në spital, do të përballeshin në një moment me një numër në rritje të vdekjeve.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rama dhe presidenti i KE Juncker në konferencë të përbashkët për shtyp

LEXO EDHE:  Vettingu/Fjalët e para të Ramës pas seancës së jashtëzakonshme

Kalifornia ka shënuar mesatarisht 91 vdekje në ditë ndërsa Teksasi rreth 66. Florida, Arizona, Ilinois, Nju Xhersi dhe Karolina e Jugut kanë shënuar gjithashtu rritje të konsiderueshme.

Numri i të infektuarve nga COVID-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.2 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 134 mijë persona që prej përhapjes së virusit./VOA

LEXO TE PLOTE