LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekreti për të patur qerpikë më të gjatë

26 Prill 2017, 20:00, Lifestyle CNA

Qerpikët i sjellin në jetë sytë e të gjitha femrave.

Pak rëndësi ka nëse ju i keni qerpikët të gjatë natyralisht apo përpiqeni që të jepni atë efekt duke përdorur mjeshtërisht make up.

Ja disa këshilla që mund ti aplikoni nëse doni që qerpikët tuaj të rriten në gjatësi:

1.Përdorni pajisjen që kthen qerpikët

Duke përdorur fillimisht këtë pajisje qerpikët tuaj jo vetëm që nuk do të jenë të drejtë , por do të duken edhe më të gjatë.

2.Aplikoni primer

Nëse vendosni primer përpara se të filloni lyerjen e qerpikëve, do i bëni një ndër të madh vetes.

Në këtë mënyrë rimeli do të qendroj më tepër dhe do i japi look-ut tuaj një pamje më shumë dramatike.

3.Drejtojeni furçën e rimelit djathtas

Duhet të jeni të kujdesshme që furça e rimelit të lëviz nga poshtë djathtas.

Gjithashtu mos harroni të përdorni një rimel likuid dhe në ngjyrë shumë të errët.

4.Aplikoheni rimelin sipër dhe poshtë syrit

Për një shikim mahnitës si të Megan Fox është mirë që ta aplikoni rimelin te qerpikët sipër dhe poshtë syrit.

5.Ndajini qerpikët tuaj

Pasi keni përfunduar me aplikimin e rimelit përdorni një pajisje të posaçme për të ndarë qerpikët në mënyrë që të mos ngjiten./CityNews

Lajmet e fundit nga