Connect with Us

Propozimi i Dashamir Shehit për Bashën/Hyjmë në parlament dhe …

Aktualitet

Propozimi i Dashamir Shehit për Bashën/Hyjmë në parlament dhe …

Publikuar

-

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka qenë sot i ftuar në ‘’Këndin e Ekselencës’’. Duke folur për situatën politike ai thotë që Ramës i ka mbetur në dorë vetëm arma e Vettingut.

Unë si Dashamir Shehi them se duhet ta votojmë vettingun. Në mënyrë që t’ia heqim nga dora kryeministrit këtë armë, sepse ngeli vettingu, vettingu. Edhe për një rrugë që është me gropa e ka fajin vettingu. Çadra është një projeksion parazgjedhor dhe shumë shpejt do të mbyllet. Në Kavajë s’do ndodhë asgjë nga këto skenarët që thuhen. Unë uroj që dhe pala tjetër ta dëgjojë mesazhin. Në qoftë se këtu agravohen situatat gjithçka mund të ndodhë, edhe pse uroj që jo’’, deklaroi Shehi./Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Publikuar

-

Nga

Bie numri i të diplomuarve në Shqipëri/ Surprizë arsimi profesional

Institutit i Statistikave (INSTAT) ka publikuar këtë të premte raportin për sa i përket numrit të nxënësve dhe studentëve të diplomuar për vitin shkollor 2019-2020.

Sipas të dhënave, gjatë kësaj periudhe arritën të kualifikohen në Shqipëri 98,168 nxënës dhe studentë, ose 5.5% më pak se vitin e shkuar.

Arsimi 9-vjeçar

Në sistemimin arsimor 9-vjeçar rezulton të jenë diplomuar 33.618 nxënës, nga të cilët 52,3 % ishin djem dhe 47,7 % vajza.

Në sistemin parauniversitar vihet re një ulje e ndjeshme numrit të nxënësve të diplomuar. Konkretisht, siç thekson INSTAT gjatë vitit shkollor 2018-19 u diplomuan 31.662 nxënës, duke shënuar një ulje prej 6,9 %, krahasuar me një vit më parë.

Arsimi profesional

Arsimimi profesional ka pësuar një rritje të interesimit të nxënësve dhe këtë e dëshmojnë të dhënat që raporton Instituti i Statistikave. Konkretisht, në arsimin profesional u diplomuan 4.862 nxënës, ose e thënë ndryshe një rritje me 27,7 % krahasuar me vitin shkollor 2018-19.

Arsimi universitar

Rënie të konsiderueshme ka pësuar numri i studentëve të diplomuar në sistemin universitar. Sipas INSTAT, gjatë vitit akademik 2019-20, u diplomuan 32.889 studentë, duke shënuar një ulje prej 5,7 % krahasuar me 2018-19.

“Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në këtë vit akademik, u diplomuan 21.481 studente femra, ose 65,3 % e numrit të përgjithshëm të studentëve të diplomuar në arsimin e lartë. Studentë të diplomuar në programet Bachelor përbëjnë 53,5 % të studentëve të diplomuar gjithsej, ndjekur nga programet Master me 42,4 %”, thuhet në raportin e INSTAT.

LEXO EDHE:  “13 Tetori nuk e zgjidh krizën politike”/ Shehi kundër Metës

LEXO EDHE:  Kiev/Parlamenti miraton autonominë e kufizuar për rajonet lindore

Në lidhje me këtë situatë jo pozitive, Euronews Albania bisedoi me sociologen Entela Binjaku, e cila shpjegoi shkaqet që kanë ndikuar në uljen e të diplomuarve në të gjitha nivelet arsimore.

Ajo u shpreh se këto të dhëna duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për institucionet shtetërore, por edhe për shoqërinë shqiptare.

“Kjo rënia nuk na lumturon aspak, por përkundër duhet të na shqetësoj. Fakti që kemi më pak të arsimuar në të gjitha nivelet, mendoj se duhet të na shqetësoj realisht”, tha sociologia.

Znj. Binjaku pohoi se djemtë shqiptarë arsimimin nuk e shohim më si parësor, por dëshira e tyre tha jo është që të largohen nga vendi.

“Djemtë shqiptarë mendojnë tanimë jo të arsimohen, por të emigrojnë. Mendimi i tyre i parë është si e si të largohen, ndërsa vajzat  janë që emigrojnë më pak dhe në fund të fundit dhe për hir të traditës së familjeve shqiptare, që mashkulli është ai që sjellë para në shtëpi dhe kjo bie më shumë në shpatullat e gjinisë mashkullore”, tha ajo./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE