Connect with Us

Nga Mero Baze/Pushkatimi pa gjyq i Partisë Demokratike!

Aktualitet

Nga Mero Baze/Pushkatimi pa gjyq i Partisë Demokratike!

Publikuar

-

Pas refuzimit që Partia Demokratike i bëri ofertës zyrtare të Bashkimit Evropian për hyrjen në zgjedhje, përpjekjet e faktorit ndërkombëtar në Tiranë, po fokusohen deri në datën 29 Prill, tek nxitja e aleatëve të Partisë Demokratike, për t’u regjistruar në zgjedhje. Qetësia me të cilën Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po mbështesin një proces zgjedhor, duke injoruar bojkotin e partisë më të madhe të opozitës, qëndron tek fakti se Partia Demokratike nuk arriti të bindë faktorin ndërkombëtar për shkaqet e bojkotit, por arriti ta bindë atë, se mosvotimi i Vetting-ut, është një problem që lidhet personalisht me lidershipin e Partisë Demokratike.

Ajo që po ndodh tani, është se Lulzim Basha po e nxjerr me qetësi nga skena politike Partinë Demokratike, sikur të jetë një pronë private e Sali Berishës, të cilën ia ka besuar atij, dhe po shkatërron karrierën politike të dhjetra politikanëve dhe aspiratat e mijra demokratëve për të qenë parti konkurruese dhe pretendente për pushtet në Shqipëri.

Ajo që është më e rënda, është se vendimi është marrë në rrugë okulte nga dyshja Berisha-Basha dhe nuk është konsultuar me asnjë strukturë të Partisë Demokratike dhe Grupit Parlamentar. Lulzim Basha ka qëndruar dhjetë minuta dje, me të dërguarit e Bashkimit Evropian dhe më pas një orë me Sali Berishën, për të vendosur ekzekutimin politik të Partisë Demokratike për interesa të tyre. Pas kësaj ai nuk i ka raportuar askujt, biles as aleatëve që i ka përdorur këto gjashtëdhjetë ditë, për të zëvendësuar stukturat e PD.

Vendimi për të hedhur në rrugë deputetët e PD, pa u dhënë atyre asnjë shpjegim, është sikur të pushkatosh dikë pa i dhënë të drejtën të thotë dhe fjalën e fundit para gjyqit. Është një lloj vrasjeje pas shpine.

Vendimi jo vetëm që ka kundërshtimin e faktorit ndërkombëtar, por është një nga lëvizjet politike më katastrofike të Partisë Demokratike, pasi në vend që ta dëmtonte, ka forcuar ndjeshëm pozitën ndërkombëtare të kryeministrit Edi Rama.

Falë Lulzim Bashës dhe vendimit okult të dyshes Berisha-Basha, kundër reformës në drejtësi, Edi Rama është sot në pozitën më komode të mundshme politike. Ai ka mbështetje ndërkombëtare për të zhvilluar një proces të ndershëm zgjedhor, do të garojë i vetëm në këto zgjedhje dhe është i lire të vendosë vetë për qeverinë dhe fatin e reformave pas zgjedhjeve, pavarësisht ngjyrave të aleancës paszgjedhore.

LEXO EDHE:  Aleatët “tradhëtojnë” Bashën/ Gati për të hyrë në zgjedhje?

Të gjitha përpjekjet për ta kushtëzuar atë, për të vënë në qoshe dhe për të poshtëruar para zgjedhjeve me shantazhin e çadrës dhe aleancat në distancë me të, rezultuan jo vetëm antiproduktive, por e fuqizuan atë më shumë. Dhe sekreti i vetëm i kësaj historie është Vetting-u. I gjithë aksioni politik kundër tij, nisi për të bllokuar Vetting-un dhe gjithë beteja e fituar e tij me faktorin ndërkombëtar mbeti sërisht Vetting-u. Fakti që ai pranoi dhe ofertën ekstreme të Bashkimit Evropian duke u thënë e firmos tani, por vetëm ata të votojnë Vetting-un, dhe fakti që Lulzim Basha u çua nga tavolina, sapo ia përmendën Vetting-un, tani ka zyrtarizuar perceptimin e krizës politike në Shqipëri, si një krizë shkaktuar nga paniku prej Vetting-ut.

Është kjo arsyeja që tani gjithë përpjekjet po fokusohen tek partitë aleate të Partisë Demokratike të cilat nuk kanë problem me drejtësinë, por janë me të në aleancë për një rezultat më të favorshëm elektoral.

Tani jo vetëm ata, por dhe çdo deputet i lirë i Partisë Demokratike, është në të drejtën e tij të vendosë vetë për fatin e tij, pa pranuar fatin që i diktoi pa i pyetur dyshja Basha-Berisha, duke i hedhur në rrugë pa i pyetur. Jo për gjë por për shumë nga ata karriera quhet e mbyllur këtu, pasi nëse PD do rikthehet ndonjë herë në skenën politike, nuk do të jetë kurrë më e njëjta dhe nuk do të ketë punë me ta. Partia Demokratike është duke shkuar në një rrugë pa kthim, lidhur me fuqinë e saj në skenën politike shqiptare dhe ky është një fund i pamerituar i saj, por ama një fund i justifikuar nga fakti, se të gjithë, ia pranojnë Sali Berishës, vesin e tij të inçestit dhe përdhunimit, të krijesave të tij. Dhe ndoshta këtë parti s’kishte për ta çuar deri këtu, askush tjetër, përveç Sali Berishës!/tema

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Shqipëria është bërë gati për në BE”/ Rama flet nga OKB: Ja çfarë përfaqëson integrimi

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB-së se procesi i integrimit evropian është spirancë për të ardhmen e Shqipërisë.

Kryeministri deklaroi se Shqipëria ka kohë që është gati, por ajo pret që BE-ja të bëjë pjesën e saj.



“Procesi i integrimit europian përfaqëson një spirancë për ne. Ne presim me padurim  dhe e kam thënë në Tiranë dhe Bruksel se Shqipëria ka kohë që është gati dhe pret që BE të bëjë pjesën e saj. Integrimi është një aspiratë mbarë rajonale dhe burim frymëzimi në një rajon të transformuar më të 6-ta vendet e rajonit që kanë rënë dakort të hyjnë në një treg të përbashkët bazuar në standartet e BE-së.

Ballkani i Hapur është shenja dhe prova kemi ne si rajon ka për rritjen e punësimit, tregtisë dhe të ndihmojë në zgjidhjen e konflikteve njëherë e përgjithmonë”, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rama thirrje për njohjen e Kosovës/ Vetëm maturia do të lejojë Serbinë të heq barrën e së shkuarës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB.

Kryeministri Rama i ka bërë ftesë vendeve të OKB-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai është shprehur se mbështet si rrugë të vetme dialogun Kosovë-Serbi.



“Nuk është obsesion, është test për të njohur realitet e reja në zemër të Evropës, kur një shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundojë dhe realiteti na ka treguar ne ballkanasve, por edhe Evropës se Kosova e pavarur, sovrane vazhdon prej 13 vjetësh. 

Shqipëria mbështet si alternativë te vetme, dialogun Kosovë-Serbi. Vetëm maturia, kuraja dhe vizioni do ta lejojnë më në fund Serbinë te heq barrën e të shkuarës”, thotë Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Pabarazi në qasjen e vaksinave”/ Rama në OKB: Duhet një traktat i ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku ka evidentuar disa prej sfidave me të cilat është përballur bota dhe Shqipëria sëfundmi. Në fjalën e tij, Rama ka falenderuar të gjithë vendet që ndihmuan Shqipërinë në periudhën më të vështirë të pandemisë.

Kryeministri theksoi se më shumë se gjysma e popullsisë shqiptare është vaksinuar dhe se pritet që në 10 muajt e ardhshëm të vaksinohet edhe pjesa tjetër e popullsisë.

Gjithashtu Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.



Sot kemi më shumë se gjysmën e popullsisë shqiptare të vaksinuar dhe presim të kemi të kemi të gjithë popullsinë e vaksinuar gjatë 10 muajve të ardhshëm. Pa bashkëpunim kostoja do të jetë më e lartë. Kjo është arsyeja pse vjet mjekët shqiptarë shkuan në Lombardi dhe në këmbim pritëm mjekët italian në shtëpinë tonë. Falenderoj ata që na janë gjendur të na ndihmojnë, Turqinë. KE që luftoi për të përshpejtuar ofrimin e vaksinave, Kroacisë, Letonisë që na u gjendën me vaksina.

Pabarazia në qasjen e vaksinës ka nxjerrë në pah një qasje të ndryshme për nismat globale, Kjo është arsyeja pse vazhdojmë të jemi avokat për një traktat të ri ndërkombëtar për reagimin ndaj pandemive, Është e nevojshme të përmirësojmë qasjen ndaj vaksinave sepse ata që nuk janë ta pavaksinuar rrezikohen. Eksperienca e gjatë dhe e fortë e OKB nëse na ka mësuar diçka është se sfidat kërkojnë kontributin e të gjithëve”, ka thënë ndër të tjera Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE