Connect with Us

Lajm tronditës/Çfarë ndodh në spitale, ilaçi që mungon!

Aktualitet

Lajm tronditës/Çfarë ndodh në spitale, ilaçi që mungon!

Publikuar

-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë kundër kryeministrit Edi Rama, duke u ndalur te problemet në shëndetësi. Berisha shkruan në rrjetet sociale se në spitalet shqiptare mungon ilaçi Metadon, medikament që përdoret nga pacientët që kanë qenë të varur nga droga.

Berisha ka publikuar ankesën e një të riu, që thotë se ka 8 muaj që ky ilaç mungon.

Ja çfarë shkruan Berisha:

Ne Narko-republiken e Norieges nuk lejohet ndreprerja e marrjes se droges!
Prej tete muajve ne Shqiperi mungon Metadoni, ilaçi jetik per ata qe nderpresin marrjen e droges.

Lexoni mesazhi trondites te njerit prej te rinjve qe kane nderprere marrjen e droges! Sb

“Z. Berisha. Po ju shkruaj ju me shpresen e madhe se do i jepni jehone hallit qe kam une dhe 10000 persona te targetgrupit tim. Ne radhe te pare shpresoj se do e kuptosh hallin tone se ju keni qene vet mjek. Une jam nje viktime e droges heroine dhe e kam fituar ate beteje fal medikamentit ” Metadon” qe ne qeverisjen tuaj nuk na mungoje kurre. Sot Ministria Shendetesise dhe Instituti shendetit publik kane 8 muaj qe nuk bejne tenderimin dhe situata eshte bere teper kritike pasi gjithe ky target grup per te kompesuar kete medikament do kthehen serish te droga; Katastrofe. 10000 paciente po hidhen ne rruge. Keta 10000 mije persona sikur nga 2gr. heroine ne dite i bie 2 kile ne dite te shitura me pakice dhe fitimi kalon 100 mije € dita. Kjo pune po behet me kast se po afrojne zgjedhjet dhe i duhen leke, se furnitoret kryesor te heroines jane vete shefat e antidroges pasi nuk e asgjesojne drogen e sekuestruar por e rihedhin serisht ne treg. Nje pjese e ketyre pacienteve jane ne burg dhe kane nisur revoltat dhe duke prere damaret se i mungon ilaci me jetik per ta. Per c’fare te shkruajta me larte eshte c’do gje e vertete dhe nese kam shtuar nje presje mbaj pergjegjsi. Te lutem verifikoje dhe jepi jehone hallit tone. Sinqerisht dhe Respekt.”/CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

Publikuar

-

Nga

“Mos na mbani leksione demokracie, por reagoni fuqishëm”/ Shehi apel ndërkombëtarëve

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, u bëri apel ndërkombëtarëve të reagojnë fuqishëm për skandalin e vjedhjes së të dhënave.

I ftuar ne Syri tv, Shehi pohoi se edhe intelektualët nuk duhet të heshtin pasi vendi po rrëshket në diktaturë.

“Mundësitë e  së opozitës  për një fitore në 25 prill janë reale edhe përtej akrobacive të Edi Ramës. Ai gabon kur mendon se kontrollon qytetin. Humbja në Tiranë  do jetë e thellë. Ai mendon se duke i rrjeshtuar vartësit dhe qytetarët ato fiton.

Brenda këtyre të dhënave është edhe gënjeshtra e qytetarit, pasi ai do hakmerret për keqqeverisjen. Në Tiranë marrim 20 mandate. Ditën që fitojmë Tiranën, kjo çështje është mbyllur. Në shkallë kombëtare marrim 75 mandate. Vjedhja e të dhënave tregues I tendecës së degjenerimit të institucionit.

LEXO EDHE:  Denoncimi i qytetarit/ Digjet shpallja për punë në administratën publike

LEXO EDHE:  Shkon në spital për një puçërr/ Burri i deputetes së PS-së i heq apandesitin

Ky nuk është dhunimi i një Ministri nga një drejtor, është një dhunim masiv. Janë 2 mijë qytetarë që duan të dijnë çfarë bëjnë 900 mijë qytetarë.Po kthehemi në komunizëm tek operativi I zonës, tek shqiptarët tashmë ka një frikë.Këto intelektualët duhet të reagojnë, si do ta shkruajnë librin ata kur ai I PS  e di çfarë ka në libër. Ndërkombëtarët të reagojnë mos të na bëjnë leksione demokracie.  Ata duhet të shkruajnë për këtë skandal.Kjo bandë duhet shkatërruar me votë masive”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qytetarët “braktisin” Bashën/ Asnjë interes për programet e PD-së

Publikuar

-

Nga

Kush e futi Shqipërinë në NATO?/ Basha i “vjedh” meritat Berishës: Ju e dini rolin tim

Edhe pse jemi në kohë fushate edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha duket se është jashtë vëmëndjes së qytetarëve.

Në një intervistë të zhvilluar me gazetarin Ilir Babaramo Basha ka qenë live në rrejtin e tij social facebook dhe tani që interesi i qytetarëve duhet të jetë më shumë se kurrë ai ndiqej nga një numër shumë i ulët qytetarësh, vetëm nga 262 persona.

LEXO EDHE:  Skandali në shëndetësinë shqiptare/ Ndëshkohen të sëmurët me Parkinson

LEXO EDHE:  Shkon në spital për një puçërr/ Burri i deputetes së PS-së i heq apandesitin

Duket se premtimet e Bashës dhe programi i PD-së nuk është në interes të  qytetarëve dhe tashmë dëgjohet vetëm nga një pakicë e ngushtë që funksionon brenda PD-së.

Kryedemokrati me gjumin e tij i ka bërë qytetarët të mendojnë se nuk ka ndonjë gjë më të mirë për të bërë apo për të thënë duke e lënë totalisht në hije./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Publikuar

-

Nga

“Kanë lidhur besën të më heqin qafe”/ Rama i shqetësuar: Partitë janë bërë të gjitha bashkë kundër PS

Partia Socialiste beson se pas 25 prillit do të formojë e vetëm qeverinë e re. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një interviste me gazetarin Neritan Sejamini në emisionin “Me pak fjalë” në Euronews Albania.

“Të jemi realistë. Kemi përballë një konglomerat forcash dhe partish, të cilat i lidh bashkë një betim: Të heqim qafe Edi Ramën. Është shumë e thjeshtë. Unë nuk shoh asnjë rrugë tjetër përveçse ne të krijojmë një shumicë të mjaftueshme për të qeverisur dhe për të vazhduar gjërat që duhet të bëjmë, shumë gjëra , të cilat u ngadalësuan për shkak të futjes në mes të tërmetit dhe pandemisë dhe shumë gjera të tjera që janë mundësuar tanimë mbi bazat që kemi vendosur”, tha ai.

Ai thekson se nuk sheh forca të ndërmjetme në këto zgjedhje, pasi sipas Ramës të gjitha partitë janë bërë bashkë për të larguar Partinë Socialiste nga qeveria.

LEXO EDHE:  ANALIZA nga Agron GJEKMARKAJ/ “Si i shpërbleu Basha ‘kolaboracionistët’, i shkreti Berisha si …”

LEXO EDHE:  Video-Negociatat/ Berisha zbardh gënjeshtrat e Ramës

“Është një hipotezë teorike dhe më duket jorealiste dhe është e kotë ta diskutojmë, sepse po ju them përsëri se ne jemi përballë një konglomerati, i cili është krijuar me oportunizmin e të qenit gjithë bashkë për të hequr Edi Ramën edhe për të larguar PS nga qeveria. Nuk ka forca të ndërmjetme, por janë forca që rrëmojnë në një drejtim. Unë nuk shoh forca të ndërmjetme”, tha ai.

LEXO TE PLOTE