LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Goditet super-banda e rrezikshme/Shqiptarët mbushnin me drogë Italinë (Video)

26 Prill 2017, 21:38, Aktualitet CNA

Një bandë e rrezikshme shqiptare është shkatërruar nga policia italiane. Pas një hetimi disa mujor, policia ka arrestuar 34 persona, si pjesë të një organizate kriminale.

Në territorin e Albenga-s është krijuar një partneritet me dy degëzime, një shqiptare dhe një marokene. Organizata shqiptare në veçanti kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore. Kreu i kësaj organizate vinte në dispozicion të bashkëpunëtorëve armë dhe kartëmonedha false.

Drejtues të tjerë të bandës së shqiptarëve merreshin me sigurimin e kokainës dhe marihuanës, ndërsa grupi maroken me shpërndarjen. Efektivët kanë sekuestruar armë, drogë e kartmonedha false./CityNews

Lajmet e fundit nga