LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cili ambassador bërtet si i çmendur nëpër korridore/Basha s’do bëhet kurrë kryeministër!

26 Prill 2017, 21:22, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj ministrit të jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel, i cili gjatë vizitës në Shqipëri, e cilësoi absurd bojkotin e Kuvendit nga opozita. Berisha tha gjatë një interviste televizive se ministri gjerman, njëherësh zëvendës i Angela Merkel, foli si socialist.

?Gabriel u tha gazetarëve se unë dhe Rama jemi socialistë. Ai foli si socialist. Qoftë një zv/kryeministër, qoftë një Presdent mund të bëjnë deklarata që nuk qëndrojnë. Nëse sot ka deklarata që nuk qëndrojnë është ajo se PD nuk do reformën në drejtësi. E vërteta është se Edi Rama shkeli marrëveshjen e 21 korrikut?, tha Berisha.

Ndër të tjera, Berisha tha se ka ambasadorë që bërtasin nëpër korridore se Basha nuk do të bëhet kurrë kryeministër dhe këta ambasadorë janë palë me Ramën.

?Ka nga ata ambasadorë, që bërtasin si të çmendur nëpër korridore se Basha s?do bëhet kurrë kryeministër?, tha Berisha./CityNews

Lajmet e fundit nga