Connect with Us

Zyrtare/3 drejtorët e qarqeve që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”

Aktualitet

Zyrtare/3 drejtorët e qarqeve që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”

Publikuar

-

CityNews ka zbuluar emrat e 3 drejtorëve të policisë në qarqe, që i shpëtuan furtunës “Xhafaj”.

Pak më parë, CityNews solli emrat e 9 drejtorëve të policisë, që u larguan nga detyra për t’u emëruar në ndonjë detyrë paralele ose në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.

Më poshtë, po iu sjellim emrat e 3 drejtorëve, që do vijojnë detyrën në qarqet përkatëse:

Ervin Hodaj, Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i Policisë së Fierit, në 27 prill 2015 emërohet në Tiranë.

LEXO EDHE:  Sekretariati i PD-së/ Ja propozimet e Bashës për garën

Perlat Vatoci, Drejtor i Policisë së Qarkut të Kukësit – Në 9 tetor 2013 emërohet drejtor i policisë së Dibrës në 1 shtator 2014 kalon në Kukës, në të njëjtin post.

Alfred Çepe, Drejtor i Policisë së Qarku të Elbasanit – Në 27 prill 2015 merr detyrën që mban aktualisht. Më parë mbante detyrën e kreut të Antikorrupsionit në Policinë e Shytetit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Detaje nga shpërthimi i makinës/ Të plagosur dy persona, zbulohet pista e policisë

Publikuar

-

Nga

Drejtori i policsë së Tiranës Rebani Jaupaj , ka dhënë detaje zyrtare nga shpërthimi i makinës në Tiranë.

Ai deklaroi në një prononcim për mediat se dyshohet se ka ndodhur një atentat me eksploziv, ndërsa i plagosur ka mbetur Prend Gjini.

Gjithashtu raportohet se është lënduar edhe një shtetas italian që ka qenë duke kaluar rastësisht pranë makinës në momentin e shpërthimit.



Jaupaj tha se aktualisht ka disa pista hetimi, por kryesorja është ajo e hakmarrjes.

“Sapo mjeti është futur në urë, me drejtues Prend Gjini, ka ndodhur një shpërthim, i cili dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hertimor. Aktualisht po kryhen hetimet me ekspertë për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese edhe kemi ngritur pistat për të cilat dyshojmë se ka ndodhur kjo ngjarje. Ka pista për një hakmarje midis personit të plagosur me persona të tjerë jashtë Tiranës.

LEXO EDHE:  Trafikonin qytetarë drejt SHBA-së, Kanadasë e Anglisë/ SPAK publikon emrat e 17 anëtarëve të grupit kriminal

LEXO EDHE:  Sekretariati i PD-së/ Ja propozimet e Bashës për garën

I dëmtuari është futur në sallë për operim dhe shpresojmë se gjendja do të përmirësohet, ndërsa ka mbetur i lënduar lehtë edhe një shtetas italian që është dërguar në spitalin ushtarak”, deklaroi Jaupaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manatia e Lezhës në flakë/ Kërkohet ndërhyrje nga strukturat shtetërore

Publikuar

-

Nga

Manatia e Lezhës në flakë/ Kërkohet ndërhyrje nga strukturat shtetërore

Situata nga zjarret vijon të mbetet problematike në vendin tonë.

Dy vatra zjarri janë raportur me herët në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë si dhe në kodrën e Vahinit në Lushnje.



Ndërkaq, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor, në fshatin Manati në Lezhë.

Sicc shihet dhe nga fotot, flakët janë shumë  pranë banesave të fshatit, ndërsa kërkohet urgjetisht ndërhyrja e strukturave shtetërore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish-deputetja e PS-së ‘masakron’ Shahinin/ Nuk të pranuan për lëpirjen tënde, mos u fsheh pas ‘racizmit

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e PS-së ‘masakron’ Shahinin/ Nuk të pranuan për lëpirjen tënde, mos u fsheh pas ‘racizmit kombëtar’

Ish-deputetja e PS-së, Edlira Haxhiymeri ka sulmuar ashpër Besa Shahinin, pas largimit nga Ministria e Arsimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet  se Besa Shahini duhet të kishte ikur më herët.

Sipas saj, Kosova dhe Shqipëria kanë mijëra djem dhe vajza me të aftë sesa Shahini, të cilët do të kishin shkëlqyer në krye të arsimit.



Reagimi i plotë i Edlira Haxhiymerit:

Ike. Të shkarkuan. Në një ditë të shënuar. Po ti e kapërdive me kafen zeher.
Po nuk na the si erdhe? Kush të pruri? Çfarë meritash kishe në fushën e arsimit? Sa e njihje mjedisin shqiptar? Po arsimin? Kishe ekspertizë në ndonjë prej niveleve të arsimit? Çfarë edukimi kishe ti vetë? Çfarë te bênte ty më te zonjën se qindra vajza dhe djem të Shqipërisë dhe të Kosovës që shkelqejnë nëpër botë e nuk ju hap kush rrugën në atdhe? Cfarê kontributi pate në politikën shqiptare qê të meritoje drejtimin e arsimit?
Ike. Bëre mirë që ike. Të kishe ikur edhe më psrë.
Le vetëm gjurmë negative në ‘mbretërimin’ tênd.
Do kujtohesh për mashtrimin me ‘paktin për univesitetin’ që mbeti vetëm në letêr.
Do kujtohesh si ministrja që solli dhe mbrojti modelin e testit të Turit.
Do kujtohesh si ministrja e masakrês zgjedhore ne universitete.
Nuk mund të ikje edhe pa thagmën e fundit: formularin për të miturit.
Ik.
Po ti nuk mund te ikje pa lëshuar helmin e akrepit që ke në bark!
Nuk të pranuam pêr gegnishten tênde!!!!
Jo jo, mos u fsheh pas helmit të ‘racizmit kombëtar’. Nuk të pranuam për padijen, dashakeqësinê dhe lëpirjen tënde! Bëhu trimëreshë dhe pranoje se ishe kot aty ku ishe.
Sa për gegnishten, ktheja mbrapsht ustait që ta ka mësuar, nëse nuk është ndjesia jote.
Shqipëria e Kosova janë një. Gegnishtja dhe toskënishtja rrinë mirë pranë e pranë. Na bëjnê më të pasur e krenar ashtu sikurse dhe gjuha standarte.
Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Gjergj Fishta, Mit’hat Frashêri, Ukshin Hoti, Rexhep Qosja, Idriz Ajeti, Ismail Kadareja, Dritëro Agolli, Arbêr Xhaferri e shumë tjerë na kanë mësuar këtë.
Ik. Të qoftë rruga e mbarë!

LEXO TE PLOTE