LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Taulant hajde te makina ime!/Blushi: Burrë shteti është ky?! Të kapitullojë PS-PD-LSI

25 Prill 2017, 21:40, Aktualitet CNA

Deputeti Ben Blushi ka shpërthyer me akuza ndaj krerëve të partive kryesore në vend, Ramës, Metës dhe Bashës.

Blushi komentoi deklaratat e tyre pas takimeve me dy negociatorët e BE. I vetmi që tha pak fjalë ishte Lulzim Basha, i cili tha se nuk ka ende negociata.

Ndërsa, Meta dhe Rama u larguan pa thënë asnjë fjalë, përveç ca ironive. Rama iu drejtua gazetares, duke i thënë se e di më mirë se ai, ndërsa Meta thirri Taulant Ballën që të shkojë te makina e tij.

??Taulant hajde te makina ime?! ?Elona, ti e di më mirë se unë?! Po pse mo burrë shteti është ky?! Duhet të kapitullojnë tri partitë e vjetra politike që të marrë fund ky tranzicion. PD-PS-LSI duhet të kapitullojnë, kjo është e vetmja zgjidhje?, tha Blushi./CityNews

Lajmet e fundit nga