LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri /Voltana Ademi nxjerr zbuluar Ramën me të vetët

25 Prill 2017, 09:18, Aktualitet CNA

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, për projektin e Urës së Bunës.

Si një përgjigje për kryeministrin, Edi Rama, i cili e ka sulmuar jo pak herë për punën e saj si kryebashkiake, Voltana ka nxjerrë zbuluar duke treguar publikisht se Bashkia e Shkodrës nuk ka pasur asnjë informacion për fillimin e punimeve në Urën e Bunës.

“Kryeministër, Bashkia e Shkodrës nuk kishte as informacion dhe as ftesë për fillimin e punimeve në urën e Bunës. Ne nuk refuzojmë, por përkundrazi, kemi kërkuar dhe do të kërkojmë deri në fund që banorët e Shkodrës të përfitojnë atë që i takon. Bashkia e Shkodrës i bëri ftesë Ministrisë së Mbrotjes në pronësinë e së cilës është dhe ura e Bunës, që të bashkëpunonim për ta bërë. Madje ofruam dhe mundësitë tona financiare dhe projekt-iden? per restaurimin e plotë. Por nuk deshët, sepse ju duhej të bënit fotot për fushatë se kujtuat se është pronë e Bashkisë. Sot na i doli për pronar, Ministria e Kultures! Zv ministri u shpreh se është monument kulture dhe kemi bërë disa riparime!!
Ura e Bunës ka nevojë për një projekt të plotë ndërhyerje dhe jo makiazhin e spektaklin e rradhës!! Prandaj, që kjo të mos ndodhë, duhet që të bëni publik projektin dhe financimin që po realizohet, e në respekt të ligjit të jepet edhe leja zyrtare për realizimin e këtyre punimeve”, përfundon Ademi.

 

Lajmet e fundit nga