LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reuters/Opozita shqiptare bllokoi rrugët, kërkesa për qeveri teknike

25 Prill 2017, 07:20, Aktualitet CNA

Protesta e djeshme e opozitës shqiptare në të gjithë Shqipërinë ka bërë jehonë në mbarë mediat botërore, e vlerësuar si një protestë demokratike dhe paqësore.

Prestigjozja “Reuters” ka shkruar ditën e djeshme për këtë protestë, duke dhënë edhe detaje të saj. Reuters shkruan, ?Mbështetësit e opozitës shqiptare, Partia Demokratike, kanë bllokuar ditën e hënë rrugët kryesore të vendit përreth një orë, si vazhdimësi e protestës së tyre prej dy muajsh në kërkim të një qeverie teknike që do të marrë në dorë zgjedhjet e përgjithshme të 18 qershorit. Lideri i Partisë, Lulzim Basha u bashkua me mbështetësit duke u ulur në kryqëzimin e daljes së Tiranës, ku trafiku është edhe më i madh për shkak të autostradës kryesore të vendit dhe shprehu qetësinë dhe kulturën europiane. Gjithashtu u bllokuan edhe pika të tjera afër autostradave të Shqipërinë veriore, qëndrore dhe jugore. Opozita kërkon qeveri teknike për tu kujdesur për zgjedhjet e ardhshme sepse shprehet se kryeministri socialist Edi Rama dhe koalicioni i majtë do të riformojë gjyqësorin sipas interesave të tyre dhe nuk do të sigurojnë zgjedhje të ndershme”.

Shkrimin e plotë do ta gjeni duke klikuar KËTU/CityNews

Lajmet e fundit nga