LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lëvizjet në polici-Zbulohen dy drejtorët e parë që lëvizin/Ku pritet të emërohen

25 Prill 2017, 13:42, Aktualitet CNA

Pas raportimit të lajmit për ?furtunën? në kupolën drejtuese të Policisë së Shtetit, CityNews zbardh detaje të reja. CityNews zbulon dy emrat e parë të drejtuesve të policisë në qarqe, që u larguan sot nga detyra nga ministri Fatmir Xhafaj.

Burime zyrtare i thanë CityNews se drejtori i policisë së qarkut Korçë, Ajet Zyberi, dhe ai i Fierit, Neritan Nallbati, janë larguar nga detyra për t?u caktuar në detyra paralele.

Mësohet se Ajet Zyberi i Korçës do të emërohet në një detyrë të rëndësishme në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Po ashtu edhe Neritan Nallbati i Fierit do të emërohet në një tjetër detyrë të rëndësishme./CityNews

Lajmet e fundit nga