Aktualitet
Kush është muskulozi shqiptar që vrau shefin e tij vetëm me një shkelm?
Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur në Zvicër. Një i ri shqiptar vetëm 21 vjeç akuzohet se pak ditë më parë ka vrarë shefin e tij, i cili ishte drejtori i fabrikës së orave ku punonte shqiptari.
Alexandër, M., 21 vjeç me shtetësi zviceriane, por nga Kosova, ditën e shtunë rreth orësh 4:30 të mëngjesit ëmsohet se ka goditur me një shkelm shefin e tij përpara fabrikës. Fabricio. C., ka rënë menjëherë përtokë dhe mesa duket përplasje ka qenë shumë e rëndë ç’ka i ka sjellë më pas vdekjen.
Nga dëshmitarët në vendngjarje thuhet se Alenxadër pasi e qëlloi me shkelm Fabricion dhe ai ra në tokë, është larguar shumë gjakftohtë. Mirëpo ngjarja është parë nga njëri prej personave të sigurimit, i cili ka arritur ta kapë Alexandrin deri në ardhjen e policisë. Megjithëse Fabricio, baba i dy fëmijëve 8 dhe 9 vjeç është dërguar menjëherë në spital, ai ka ndërruar jetë.
Kjo ngjarje ka ndikuar shumë në këtë qytezë dhe të gjithë janë shprehur të tmerruar.
Mësohet se Alexandri 21 vjeç është një maço brutal, muskuloz dhe adhurures i makinave të shpejta./CityNews