LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjenerali amerikan: Rusia po i furnizon me armë talibanët

25 Prill 2017, 06:10, Aktualitet CNA

Shefi i forcave amerikane dhe ndërkombëtare në Afganistan, gjenrali John Nicholson, ka thënë sot se nuk i përgënjeshtron zërat se Rusia është duke iu ofruar përkrahje, përfshirë armë, talibanëve në Afganistan.

Gjenerali Nicholson i bëri këto komente në Kabul, gjatë vizitës së Sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, Jim Mattis

I pyetur rreth zërave se Rusia është duke i ofruar përkrahje të ndryshme, përfshirë armë, talibanëve, të cilët e kontrollojnë një pjesë të gjerë në Afganistan, Nicholson u përgjigj: ?Oh jo, nuk e mohoj këtë gjë.?

SHBA edhe në të kaluarën e ka akuzuar Rusinë për një gjë të tillë, por kjo është akuza më serioze deri më tanië

Ndërkohë, Moska e ka kritikuar SHBA-në për mënyrën se si e ka trajtuar luftën në Afganistan, ku Bashkimi Sovjetik edhe vetë e luftoi një luftë të përgjakshme me shkatërruese në vitet 1980-ta.  /Kosovasot

Lajmet e fundit nga