LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eurodeputetët e PE 90 minuta në zyrën e Bashës/Çfarë u diskutua?

25 Prill 2017, 15:42, Aktualitet CNA

Ka përfunduar takimi mes zyrtarëve të lartë të Parlamentit Evropian me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi mes eurodeputetëve David McAllister dhe Knut Fleckenstein me kryedemokratin Basha u zhvillua në selinë blu. McAllister dhe Fleckenstein erdhën sot në Tiranë për të negociuar zgjidhjen e krizës politike në vend.

Ata qëndruar për rreth një orë e gjysmë në selinë e Partisë Demokratike. Ndërkohë, para takimit me Bashën dy eurodeputetët zhvilluan një takim 1-orësh me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Ilir Meta./CityNews

Lajmet e fundit nga