LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dështimi i negociatave/Zyra e BE zbardh takimet: Çfarë ndodhi me negociatorët!

25 Prill 2017, 19:57, Aktualitet CNA

Zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë ka reaguar për herë të parë pas takimeve të dy negociatorëve, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, me krerët e politikës shqiptare, Edi Rama, Lulzim Basha dhe Ilir Meta.

Zyra e BE sqaron se kryeministri Rama kërkoi nga opozita që të votojë vetingun, ndërsa kjo e fundit kërkoi qeveri teknike dhe votim elektronik.

Në takim mësohet të jetë diskutuar mbi datën e zgjedhjeve, për ndryshime paraelektorale në qeveri, për të cilat shumica ishte dakord nëse votohej vettingu, ndërsa PD nuk lëvizi nga qëndrimi për qeveri teknike dhe kërkoi votim elektronik në zgjedhje.

DEKLARATA E PLOTE

Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian David McAllister (EPP) dhe Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Europian për Shqipërinë Knut Fleckensteinu takuan me shumicën dhe opozitën shqiptare dhe patën një diskutim të mirë.
Të dy deputetët paraqitën propozime që përfshinte pika mbi dekriminalizimin, luftën kundër narkotikëve, masat teknike për përmirësimin e zhvillimit të zgjedhjeve dhe masat e ndërtimit të besimit politik.
Ata gjithashtu propozuan ide për diskutim mbi datën e zgjedhjeve dhe ndryshimet e mundshme para-zgjedhore në strukturat qeveritare për të ndërtuar besimin afatgjatë në sistem. Shumica ra dakord mbi pikat e parashikuara për sa kohë që votimi do të votohej në parlament. Partia Demokratike mbajti qëndrimin e saj për emërimin e një kryeministri teknik dhe për miratimin e një sistemi votimi elektronik për hir të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./CityNews

Lajmet e fundit nga