LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha në zyrën e Berishës pas dështimit të negociatave

25 Prill 2017, 19:08, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha. Takimi po zhvillohet te zyra e ish-kryeministrit dhe ka nisur pak minuta më parë.

Basha ka shkuar në zyrën e Berishës pas takimeve pa rezultat me negociatorët e BE.

Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe David McAllister erdhën sot në Tiranë, ku ofruan një draft me disa pika për zgjidhjen e krizës, por nuk kishin përfshirë qeverinë teknike.

Kjo ka qenë pika e fortë, që ka ndarë palët, duke çuar sërish në dështimin e negociatave./CityNews

Lajmet e fundit nga