LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja e dy të moshuarve nga zjarri/Vijnë ndëshkimet e para

24 Prill 2017, 12:15, Aktualitet CNA

Menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Poliçan, ku dy të moshuar humbën jetën nga zjarri, kanë ardhur ndëshkimet e para.

Mësohet se janë pezulluar nga detyra drejtoresha e institucionit, Aurora Doko, si dhe dy kujdestare, Vjollca Bakiu dhe Dhurata Karamani. Po ashtu, raportohet se kjo masë do të vijojë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot rreth orës 06:00, pas një zjarri që ra në ambientet e azilit, humbën jetën Tahir Senka, 84 vjec, banues ne fshatin Lybesh, dhe Mustafa Kaceli, 81 vjec, banues ne fshatin Veleshje./CityNews

Lajmet e fundit nga