LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen dy çanta dhe një thes plot drogë në Korçë

24 Prill 2017, 16:36, Aktualitet CNA

Një sasi e madhe droge është kapur sot në pikën kufitare të Kapshticës.

Mësohet se policia kufitare ka sekuestruar 121 pako me kanabis sativa në vendin e quajtur ?Piramida 54?.

Uniformat blu bëjnë me dije se droga ishte fshehur në dy çadta sportive dhe një thes.

Ja njoftimi:

Policia Kufitare konstaton dhe sekuestron në kufi të gjelbër, 121 pako me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Më datë 24.04.2017 nga ana e shërbimeve Operacionale në Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, në kufi të gjelbër, konkretisht në vendin e quajtur “Piramida 54”, Vidohovë, janë konstatuar dy çanta sportive dhe një thes, brenda të cilave u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
121 pako të mbështjella me letër natriban, me lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Nga ana e shërbimeve Policore Shqiptare në bashkëpunim me Policinë Greke, janë koordinuar veprimet dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Narkotikët në DVP- Korçë, po kryejnë veprimet e nevojshme proceduriale të rastit dhe peshimin e sasisë të lëndës së dyshuar narkotike.
Materialet për hetime të mëtejshme do t’i referohen Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë./CityNews

Lajmet e fundit nga