LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protesta e Opozitës/ Vjen njoftimi i rëndësishëm nga Avokati i Popullit

24 Prill 2017, 08:12, Aktualitet CNA

Ndërkohë që ka ngelur më pak se një orë nga zhvillimi i marshimit kombëtar të qytetarëve të thirrur nga protesta, një njoftim i rëndësishëm ka ardhur nga Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Mësohet se Totozani  ka urdhëruar grupin e ekspertëve të Seksionit të Veçantë në institucion, që të monitorojnë nga afër protestën e opozitës, e paralajmëruar për ditën e sotme.

Ekspertët e Avokatit të Popullit do të qëndrojnë në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet, që nga sheshi ?Shqiponja?, “Pallati me shigjeta”, si dhe në “Rrugën e Elbasanit”.

Pjesë e detyrave kushtetuese të Avokatit të Popullit është edhe monitorimi i respektimit të së drejtës së protestës nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë./CityNews 

Lajmet e fundit nga