LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Liljana Kondakçi shpërthen në lot në studio/Sekretet dhe pika e dobët

24 Prill 2017, 19:45, Aktualitet CNA

Këngëtarja Liljana Kondakçi nuk i ka mbajtur dot lotët, teksa ka folur për projektet e ardhshme muzikore, planet për 2 albume si dhe jetën personale. Ikona e muzikës së lehtë shqiptare ka zbuluar në emisionin “Rudina” më shumë për familjen dhe faktin e të qënit gjyshe, ndërsa kujton me nostalgji pjesëmarrjen në festivale.

?Kemi pasur shumë artistë të talentuar, por kemi qenë edhe shokë e shoqe të dashur me njëri-tjetrin, pa xhelozi. Si në një familje. Gjëja më e bukur në ato vite ishte koha kur shkonim në turne. Bënim një program, organizonim ditën, kohën e lirë në çdo koncert dhe në çdo qytet ku shkonim. Kishe mundësi për të pasur variante të ndryshme e për të shijuar çdo gjë në vendet ku shkonim. Ishte një jetë shumë e pasur?, tregon Liljana.

Liljana Kondakci rrëfen me modesti se i është mirënjohëse natyrës për pamjen e saj, ndërsa tregon se në atë kohë grimi pothuajse nuk ekzistonte.

?E përditshmja ishte fare thjeshtë, ndërsa në skenë kishim grimierë që na ndihmonin të kuroheshim?- thotë ajo.

Duke folur për suksesin në muzikë, këngëtarja thotë se ia dedikon familjarëve të saj; bashkëshortit i cili 4 vjet më parë është ndarë nga jeta, dy fëmijëve, vajzës dhe djalit si dhe 3 nipërve për të cilët thotë se i ka pikë të dobët. Ajo thotë se statusi i të qënit gjyshe ia ka bërë jetën më të lumtur, ndërsa shprehet se vajza i kërkon të jetojnë bashkë në Selanik, por ajo nuk pranon, pasi ka dëshirë të jetojë në Shqipëri së bashku me djalin.

?Nuk më pëlqen të jetoj jashtë?? tregon këngëtarja.

Lajmet e fundit nga