LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hahn reagon ashpër kundër Ramës/Mendon se mund të na bësh presion?!

24 Prill 2017, 14:45, Aktualitet CNA

Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn, ka bërë një deklaratë të fortë kundër kryeministrit Edi Rama.

Hahn është ndalur te deklarata e kryeministrit Rama për një bashkim mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Nëse dikush mendon se mund të bëjë presion me deklarata të tilla, gabohet. Deklaratat për ndryshim të kufijve janë kundër produktive dhe të papranueshme”, deklaroi Hahn në një intervistë për ?Politico?.

Hahn e ka bërë këtë deklaratë pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili ndodhet për një vizitë në Bruksel./CityNews

Lajmet e fundit nga