LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fotot-Rama “s’ka rroba”?!/ Nga Fieri në Vlorë me të njëjtin kostum sportiv!

24 Prill 2017, 17:03, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt jugut të Shqipërisë, ku ka zhvilluar takime të shumta.

Gjatë paradites, kryeministri Rama u ndal në parkun e arkeologjik të Apolonisë, pranë Fierit, drekën e kaloi me një familje në Vlorë dhe këtë pasdite është takuar me të rinjtë vlonjatë, që votojnë për herë të parë.

Ajo që ka tërhequr vëmendje në këtë vizitë të kryeministrit është veshja e tij. Rama tërheq herë pas here vëmendje për veshjen e tij, por këtë radhë duket se i kanë ?mbaruar? rrobat.

Ai është shfaqur me të njëjtin kostum sportiv, që nga Fieri e deri në Vlorë. Nuk besojmë që kryeministri të vuajë për rroba, por nëse kjo është e vërtetë, shprehim gatishmërinë tonë për kontribut në pajisjen e gardërobës së tij personale./CityNews

Lajmet e fundit nga