LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vijon beteja në raundin e dytë/Dy kandidatët “e hekurt” për President të Francës

23 Prill 2017, 20:39, Aktualitet CNA

Franca zhvilloi sot raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, ku në fund të ditës dolën dhe rezultatet e para. Kandidati i qendrës, pro-evropiani Emmanuel Macron do të përballet në raundin e dytë me kandidaten e ekstremit të djathtë, anti-BE, Marine Le Pen.

Votimet e mbyllën rreth orës 20:00, prej ku sondazhet nxorën fitues të këtij dueli ish-ministrin e Ekonomisë, Emmanuel Macron, 39 vjeç, i cili ia doli të triumfojë ndaj 48-vjeçares Le Pen.

Sipas të dhënave të para, Macron ka marrë 24% të votave, ndërsa Marine Le Pen e Frontit Kombëtar ka marrë 21,8%, raporton Tg.com.

Ndërsa fill pas tyre janë edhe dy kandidatët e tjerë në garë Jean-Luc Melenchon dhe Francois Fillon, që parashikohet të kenë marrë 19,3 të votave. E nëse kjo konfirmohet ata të dy duhet t?i thonë lamtumirë balotazhit.

Deri në orën 17:00, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 69,42%, një rënie krahasuar me vitin 2012, kur ishte 70,59%./CityNews

Lajmet e fundit nga