Connect with Us

Paralajmërimi i Policisë së Shtetit për të hënën/Reagon menjëherë PD: Hiqni dorë ju

Aktualitet

Paralajmërimi i Policisë së Shtetit për të hënën/Reagon menjëherë PD: Hiqni dorë ju

Publikuar

-

Mënjëherë pas thirrjes së Policisë së Shtetit për të hequr dorë nga protesta e nesërme, ka reaguar Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, PD i bën thirrje Policisë së Shtetit që të heqë dorë nga kërcënimi që u bëri qytetarëve në veprim të interesave të Ramës.

Pak minuta më parë, Drejtori për Rendin dhe Sigurimin, Altin Qato paralajmëroi çdo qytetar që ditën e nesërme të mos dalë në këtë protestë të paligjshme dhe se çdo prishje e rendit publik do të dënohet me ligj.

DEKLARATA E PD
Me urdhër të Edi Ramës, krerët e policisë që nuk luftojnë krimin, trafikantët, banditët, por bëhen palë me ta, kërcënuan sot qytetarët e lirë të vendit, në një përpjekje të dëshpëruar për të ndalur popullin të shprehet. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, i bëjnë të qartë sot kupolës së policisë të heqin dorë nga keqpërdorimi politik dhe të mos pranojnë të dalin kundër popullit për interesat e Edi Ramës. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar i bën të ditur publikisht çdo punonjësi dhe funksionari të policisë, se do të filmohet e do të regjistrohet emër për emër kushdo që tenton të pengojë apo intimidojë qoftë dhe një qytetar të vetëm.

Do të mbajnë përgjegjësi penale para ligjit, dhe nesër do të përgjigjet deri më një, cdo drejtues, shef apo punonjës policie që do tentojë të cënojë të drejtën sovrane të qytetarëve për të protestuar paqësisht. Protesta nesër do të jetë paqësore, por e vendosur dhe e pathyeshme. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar kanë 65 ditë që protestojnë, pasi mbajtën një nga mitingjet më të mëdha që ka parë ndonjëherë Shqipëria. Të gjitha veprimet kanë qenë paqësore dhe shembull i qytetarisë më të lartë europiane që ka dëshmuar shoqëria shqiptare. Nuk ka patur asnjë provokim, asnjë incident të vetëm, asnjë prishje të qetësisë apo pronës publike.

LEXO EDHE:  Përfundon farsa e zgjedhjeve në Vlorë/ Bojkot e abstenim, ky është reagimi i demokratëve

Protesta e Opozitës së Bashkuar dhe qytetarëve do ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi që ka sjellë Edi Rama. Me besimin tek vlerat e demokracisë dhe lirisë, Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar do të vazhdojë qëndresën qytetare me çdo mjet demokratik deri sa të sigurojmë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të bashkohen masivisht nesër mes orës 11 dhe 12 paradite në këtë protestë kundër krimit dhe drogës me mbështetje qeveritare, për të ndalur krimin, për të ndalur pushtetin e lidhur me krimin dhe për të siguruar të drejtën themelore të qytetarëve në demokraci, të drejtën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

1 Koment

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  Përfundon farsa e zgjedhjeve në Vlorë/ Bojkot e abstenim, ky është reagimi i demokratëve

LEXO EDHE:  Astrit Patozi tregon përse nuk do të shkojë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Vijon prej orësh zjarri në Berat/ Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa orësh vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat.

Sipas asaj që raportohet, repartet zjarrfikësese mundën të lokalizojnë zjarrin që po i afrohesh banesave, duke shpëtuar nga flakët 6 prej tyre dhe linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë dhjetëra hektarë me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.



Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

LEXO EDHE:  Plas arma brenda një zyre të PD-së/ Basha niset me urgjencë drejt Kavajës

LEXO EDHE:  Shoqërimi i 26 protestuesve/ Reagon PDIU: Rama, s’i shpëton dot Çamërisë me “efkaristo”

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. 

Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, ka deklaruar Merko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE