LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmërimi i fundit nga Basha/Asgjë s’do thyhet, por do marrë fund përgjithmonë …!

23 Prill 2017, 20:19, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për protestën e nesërme, e cila pritet të nisë në orën 11:00 dhe do të bllokojë rrugët e kryeqytetit.

Basha shkruan në rrjetet sociale se qytetarët do të bllokojnë transportin kombëtar anembanë Shqipërisë.

Më tej, kryedemokrati sqaron se nuk do të dëmtohet asnjë lule, asnjë gjë nuk do të thyhet, trafiku do bllokohet për një orë, por trafiku i drogës e krimit do marrin fund një herë e mirë.

Ja reagimi:

Nesër mes orës 11:00 dhe 12:00 qytetarët do të bllokojnë transportin kombëtar anembanë Shqipërisë. Në rrethrrotullimin e Shqiponjës dhe në kryqëzimin e teknologjikut në Tiranë, në rrethrrotullimin e Plugut, në rrethrrotullimin e Rrugës së Kombit në Milot, në rrethrrotullimin e Bradasheshit e kudo do të jenë qytetarët e veriut, jugut, lindjes, perëndimit dhe të gjithë Shqipërisë.
Asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gjë nuk do të thyhet. Trafiku do të bllokohet për një orë, por trafiku i drogës, trafiku i krimit, trafiku i votave, trafiku i parave të pista të korrupsionit do të marrin fund një herë e mirë. Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve dhe ne jemi njerëz të kurajos qytetare.
Policia e shtetit, burrat dhe gratë me uniformë, të cilët ndajnë të njëjtat halle me qytetarët shqiptarë duhet ta dinë se tek qytetarët e bashkuar nesër do të gjejnë forcën pozitive dhe paqësore që lufton edhe për të drejtat e tyre dhe të gjithë atyre që nëpërkëmben, që keqtrajtohen dhe që frikësohen nga ky pushtet. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe./CityNews

Lajmet e fundit nga