Connect with Us

Nga Afrim Krasniqi/Emri i Presidentit të ri konsiderohet sekret shtetëror, askush s’e di

Aktualitet

Nga Afrim Krasniqi/Emri i Presidentit të ri konsiderohet sekret shtetëror, askush s’e di

Publikuar

-

Zgjedhja e Presidentit të Republikës. Në një shtet serioz është e mbetet procesi më solemn, më institucional dhe më gjithëpërfshirës. Presidenti nuk është thjesht një individ i punësuar me kontratë 5 vjeçare, por bazuar në Kushtetutë, ai është kreu i shtetit, përfaqësues i unitetit të popullit (neni 86/1). Përpara ndryshimeve kushtetuese 2008, zgjedhja e Presidentit bëhej me tre të pestat e votave, 84 nga 140 vota në parlament, – duke detyruar palët politike për zgjedhje konsensuale midis partive të mëdha, ose zgjedhje me konsensus të gjerë midis njërës prej partive të mëdha dhe shumicës së partive të vogla.

Më 1991 Alia u zgjodh edhe me votat e Omonia dhe mbështetjen e PR, më 1992 Berisha u zgjodh edhe me votat e PSD, PBDNJ e PAD (së mëvonshme), më 1997 Berisha u zgjodh edhe me votat e PR, PBK, PBDNJ, më 1997 Meidani u zgjodh edhe me votat e PAD, DBSH, PSD, etj, më 2002 Moisiu u zgjodh me konsensus të gjerë PS-PD-PSD-PR-PLL-PBK, etj, më 2007 Presidenti u zgjodh edhe me votat e disa deputetëve socialistë (një prej tyre është edhe sot deputet i PS), më 2012 Presidenti u zgjodh me votat PD e LSI.

Ndryshimet kushtetuese 2008 sollën dobësim të dukshëm të integritetit të zgjedhjes së Presidentit, heqjen e kushtit të konsensusit dhe votës së cilësuar dhe kalimin në votimin e shumicës së thjeshtë, me vetëm 71 vota. Për ta kuptuar më mirë, prej vitit 2008 Presidenti mund të zgjidhet me të njëjtin numër votash sa edhe një ministër apo një gjyqtar, një anëtar i Bordit të Bankës apo i Autoritetit të Dosjeve/Konkurrencës…. .ndërkohë që p.sh, Avokati i Popullit duhet të zgjidhet me 84 vota, 13 më shumë sesa kryetari i shtetit, Presidenti !!??.

Në disa zgjedhje presidenciale ka pasur vetëm një votim, p.sh, më 1991, 1992, 1996, 1997, 2002. Më 1991 kishte një kandidat formal rival (e propozuan 30 deputetë dhe mori vetëm 2 vota), edhe më 2007 pati kandidat të dytë rival (ai hyri në garë me 21 deputetë mbështetës por mori vetëm 5 vota), kurse më 1992, 1996, 1997, 2002 e 2012 nuk kishte kandidatë rivalë në garë. Pra më shumë se zgjedhje kishte votim. Presidentët e viteve 1991, 1992, 1996, 1997 mund të ishin edhe partiakë (me kushtetutë), Presidenti pas 1998 nuk duhet të jetë partiak, por nga të gjithë presidentët, vetëm në një rast kemi pasur një zgjedhje të qartë jo partiake.

Cili do jetë presidenti i ri? Nuk ka as emra, as transparencë dhe as debat. Sepse duan të krijojnë përshtypjen se cilido që shefat e 1-2-3 partive duan, mund të jetë president. Më shumë kemi transparencë për një konkurs emërimi të një polici, një mësuesi, një specialisti pyjesh apo një sekretare zyre sesa për zgjedhjen e kryetarit të Shtetit. Ajo konsiderohet gati – gati si sekret shtetëror!! E di lideri, e dinë miqtë e tij të afërt, askush tjetër, madje as partia e tij.

LEXO EDHE:  Fatos Nano kandidat për President?!/Edi Rama lë me “gojë hapur” gazetarin!

Në këto rrethana absurde, më shumë se emri, rëndësi specifike ka procesi, serioziteti, integriteti dhe forma e zgjedhjes së tij. Fakti se kemi konsumuar dy raunde pa pasur emër, lojë që pritet të vijojë edhe raundin e tretë, dhe fakti se sipas Kushtetutës vetëm PS, PD e LSI kanë të drejtë të propozojnë President, – pra nuk mund të kemi vetë-kandidim dhe as fushatë, as platformë dhe as mekanizëm konkurrues, – tregon se zgjedhja e Presidentit mbetet domen i tri partive dhe tre liderëve politikë. kriteri? Ka disa kritere, por katër mbeten kritere “të pathëna” por konsensuale: që Presidenti/presidentja të mos ketë mbështetje publike/politike më të madhe sesa vetë ata që e propozojnë, liderit politikë; që ai të shihet si faktor ndikues jo vetëm në zgjedhjet 2017 por edhe në zgjedhjet 2021 të cilat bëhen brenda mandatit të tij presidencial; që edhe për këtë arsye mazhoranca të sigurohet se kandidati të jetë luajal ndaj tyre, mundësisht noter në aktet politike, dhe së fundi, që asnjë president të mos ketë shans për një mandat të dytë në detyrë, – pra të mos ketë shans të ketë karrierën e kryeministrave të majtë/djathtë, e kështu, as shans për tu shndërruar në institucion afatgjatë të qëndrueshëm dhe të referueshëm.

A mund ta bëjë kushdo detyrën e kryetarit të Shtetit? Jo, absolutisht jo. Në njohuritë e mia nuk gjej më shumë se 3-4 emra publikë & politikë që mund ta përmbushin këtë funksion me dinjitetin që meriton. Me siguri partite mendojne shume me ndryshe, sic njoh shume individe qe cdo 5 vjet ushqejne iluzione dhe “mbajne telefonin hapur”. A kemi pasur modele negative. Po, disa. A kemi pasur modele pozitive të kryetarit të Shtetit? Kam bindjen se po. Mjafton një sondazh, një pyetësor, një debat ekspertësh, një analizë retrospektive dhe bëhet e lehtë gjetja e modeleve pozitive, ndonëse të pakta, – por që përbëjnë një bazë referimi e krahasimi për cilindo që do të vijë më pas në zyrën e Kryetarit të Shtetit./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Takimi me Presidentin/ Mediu: Meta ka për detyrë zgjidhjen e krizës

LEXO EDHE:  Juristët në mbështetje të Blushit/ Zgjedhja e Presidentit nga populli do shmangë pazaret politike, ja rruga që duhet të ndiqet

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  “Habit” presidenti meksikan/ Ja premtimi i tij i veçantë

LEXO EDHE:  Deputetet pa imunitet në 25 vjet demokraci

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: