LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë nga moti/Sa do rriten temperaturat

23 Prill 2017, 08:04, Aktualitet CNA

Më në fund lajme të mira mbërrijnë nga moti. Sot do të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme, të shoqëruara me mot kryesisht të kthjellët.

Herë pas here do të shfaqen vranësira të lehta dhe kalimtare, më të dukshme në zonat veriore e verilindore.

Po ashtu edhe orët e pasdites do të vijojnë me mot të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta, duke lënë me kthjellime dhe vranësira të shpeshta zonat malore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim i ulët./CityNews

19:50 Aktualitet

Pse jemi xhelozë

Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë momen...

Lajmet e fundit nga