LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jorida Tabaku: Ja pse opozita është në të drejtën e saj

23 Prill 2017, 14:26, Aktualitet CNA

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ditën e sotme përballë Adi Krastës dhe në një tavolinë debati sqaroi, arsyet se pse opozita shqiptare është në të drejtën e saj që të dalë në protestë.

Tabaku tha ndër të tjera se pushteti është bërë pjesë e krimit dhe e drogës dhe pikërisht kjo u jep të drejtë shqiptarëve që të dalin në protestë.

?Kur pushteti bëhet pjesë e krimit dhe e drogës, kur pushteti fut kriminelët në parlament, kur pushteti i varfëron qytetarët. Opozita është në të drejtën e saj për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jo pushtet në tavolinë, por thjesht zgjedhje të lira dhe të ndershme?, përfundoi deputetja Tabaku./CityNews

Lajmet e fundit nga