LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ironia e Ramës për Dulen/Reagon menjëherë aleati i Bashës: Vuan nga një sëmundje e rrezikshme

23 Prill 2017, 13:28, Aktualitet CNA

Pas ironive që bëri Edi Rama sot në Finiq për kreun e PBDNJ-së Vangjel Dule ka reaguar menjëherë ky i fundit.

Në një postim në rrjetet sociale, si një përgjigje ndaj ironisë së Ramës, Dule shkruan se Rama vuan nga një sëmundje shumë e rrezikshme e politikanit në pushtet dhe këtë e treguan simptomat e të thënave të sotme.

?Të thënat e sotme të z Rama- simptoma klasike e ?sindromës hubris?. ?Sëmundjes? më të rrezikshme të politikanit në pushtet sipas lordit Oëen?, citohet në mesazhin e Dules.

Ndërkohë ditën e sotme Rama përveçse sulmoi çadrën e opozitës, nuk u tregua aspak i kujdesshëm as në ironitë  ndaj Vangjel Dules.

?Vettingu, që i ka detyruar ata që të futen në çadër, bashkë me Vangjelin. Se di ca bën ai sot. Sot është Shën Thomai, jo Shën Vangjeli. (Shën Gjergji i thonë të pranishmit) Po i thash Gjergji, do ngrihen ata të Athinës dhe të thonë se ?na morën Jorgon?. Se i çon sms Vangjeli. Ça bën Vangjeli në çadër?? (Pyet) (Fle gjumë thonë banorët) Gjumë nuk fle ai, se e njoh dhe e kam mik. Duhet thirrur në rrugë të drejtë, ju të kishës mund ta thërrisni. Po Vangjeli nuk merret me këto punë, se ai merret me demokracinë?, tha në Finiq Edi Rama./CityNews

Lajmet e fundit nga