LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Haberet e Mitros/"Apostujt" nga Shën Brukseli

23 Prill 2017, 12:02, Aktualitet CNA

Nesër Shën Brukseli dërgon “Apostijt” në Tiranë. Në thonjza, sepse nuk u ka duk llafi as në “oborrin” e binasë në Bruksel…
Nuk e bëjnë qejfin qeder sepse rrogat dhe bonuset i kanë me yndyrë. Pa thënë, afër qoftë, që i lyejnë doçkat me pak korrupsjin. Përjashtim bën ambasadorja në Tiranë, që nuk e ha bakshishin kur është në gjumë.
Po të zotët e shtëpisë? Basha do e presë delegacionin me tufa me gjëmba, dmth duke bllokuar rrugët. Për të mos ingrënë hakun, nuk dollokojë rrugën Rinas – Tiranë.
Rama i hedh bezinë zjarrit, duke i kujtuar Bashës luftën civile të 1977-ës.
Braçe hedh hickla. Idrizi bën humor: Kriza në dorë të shqiptarkave. Vasili cimbit policinë. Lad Kosta sulmon LSI-në. Luan Rama me Vangjel Tavon hidhe prit kundra Ramës.
Gjysëm duzinë me deputetë ëndërrojnë të bëhen deputetë.
Blushi me Koçon po i nxjerrin petët lakrorit.
Meta e ftoi Ramën per të ngrënë peshk në Pazarin e Ri. Analistët kujtuan politikën që pollën ngjalat në Gjirin e Lalësit. Por dele pa qumësht.
Kur Petrit Vasili tregonte me ironi pse hëngrën peshk: Rama, Meta, Vasili dhe Velia, mu kujtua një anegdodë.
Një djalë dhe nje vajzë ranë në dashuri. Kur kaluan katër vjet ( sa kuicioi PS-LSI), vajza i thotë djalit ( si Rama Metës):
-Do martohemi?
Djali:-Kush martohet me ne?!
Siç i tha Meta -Ramës:-E lëmë “martesën” pas zgjedhjeve…
Pardon. Harruam “Apostujt” e Shën Brukselit. E saktë është:
1. Do vinë në Tiranë
2. Do takojmë kokë më kokë liderë.
3. Do i ulin në tavolinë liderët
4. Do japin konferencë shtypi. Do thonë, nën zë: Bëmë një vërë në ujë.
5. Po halli? Këto ditë do vijë në Tiranë një delegacion amerikan.
6. Kaq. Patdon./CityNews

Lajmet e fundit nga