LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/Kush është nëna e dy fëmijëve që humbi tragjikisht jetën në Tiranë

23 Prill 2017, 06:32, Aktualitet CNA

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e kaluar në kryeqytet, duke i marrë jetën një gruaje. Viktimë mbetur 48-vjeçarja Gjystina Shpani (Picaku), me origjinë nga Mati, por jetonte në kryeqytet dhe ishte nënë e dy fëmijëve, një djali 24 vjeç dhe një vajze 20 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në rrugën ?Mihal Grameno?, në zonën e tregut elektrik, ndërsa po iu sjellim foton e viktimës.

48-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje nga përplasja e fortë, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua prej aty me shpejtësi. Ndërkohë, deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 22.04.2017, në rrugën ?Mihal Grameno?, tek tregu elektrik, një mjet tip ?Audi A 4?, ka përplasur shtetasen Gjystina Shpani (Picaku), 48 vjeçe ,e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Automjeti është larguar nga vëndi i ngjarjes. Policia Rrugore, Shqiponjat dhe Patrullat e Përgjithshme po kontrollojnë për gjetjen e automjetit si dhe kapjen e arrestimin e drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e shtetases./CityNews

19:50 Aktualitet

Pse jemi xhelozë

Shumica prej nesh e kemi përjetuar xhelozinë në ndonjë momen...

Lajmet e fundit nga