LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

‘Fituam 1 milionë Euro në kazino’/ Zbardhen përgjimet e trafikut Shqipëri-Greqi-Itali. Roli i avokatit dhe pseudonimi i drejtuesit shqiptar

23 Prill 2017, 17:55, Aktualitet CNA

Mediat greke kanë publikuar përgjime të bisedave së anëtarëve të organizatës së drogës Shqipëri-Greqi-Itali, që pak javë më parë u kapën me 1.5 ton kanabis sativa.

Ky është një moment nga përgjimet disa orëshe të hetuesve grekë, të cilët gjatë aksionit arrestuan një avokat dhe disa biznesmenë grekë të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike. Spiralja e drogës drejtohej nga një 39-vjeçar shqiptar, i cili thuhet se njihej me pseudonimin ?Abi?.

Përgjimi i mësipërm është thënë pikërisht nga avokati grek që tashmë ndodhet prapa hekurave, së bashku me 7 persona të tjerë, shkruan Syri.net.

Avokati kishte folur në telefon me një kontabilist të cilin e kishte pyetur se si mund të justifikojë sasinë e madhe të parave që donte ta transferonte nga Shqipëria në Greqi.

BISEDA E AVOKATIT GREK ME KONTABILISTIN:

Avokati: Bëhet fjalë për konsumatorin që kemi. Do që të blejë truall me vlerë rreth 200 mijë Euro. Ka dokumente nga viti 2008 në doganë se lekët janë futur në Greqi. Vajti normalisht nga Kakavija.

Kontabilisti: Në Greqi i ka deklaruar? Ku i gjeti paratë?

Avokati: I fitoi në kazino po të them.

Kontabilisti: Çfarë janë këto që më thua?

Avokati: Pse të duket e pazakontë? A ka gjë të pazakontë në këtë jetë? Unë shkoj në Dubai, hyj në kazino dhe fitoj 100 mijë Euro.

Organizata e drogës e trafikonte kanabisin me skaf përmes detit. Më 25 janar 2017 rojet bregdetare greke sinjalizuan për një skaf të dyshimtë që ecte me shpejtësi të madhe. Rojet kufitare u vunë në ndjekje të saj, por u zhduk në det.

Biseda e avokatit grek me një shofer kamioni që e udhëzon ku të imbarkohet nga porti i Patras:

Avokati: Është rregulluar çdo gjë. Merr rimorkion dhe nisesh. Nuk do të të pyesin fare.

Transportuesi: Në rregull.

Avokati: Dhe nëse të pyesin ku do shkosh? në Athinë?nuk kanë për të të pyetur, por nëse të pyesin thuaju në Athinë, në Koropi. Thuaj një budallëk, çfarë të duash. Mos thuaj asnjë vend që s?ka lidhje. Në rregull? /SYRI.net/

Lajmet e fundit nga