LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori i Albpetrol nën hetim nga prokuroria/Hetimet nisin edhe për Gjiknurin

23 Prill 2017, 14:00, Aktualitet CNA

Endri Puka, Drejtori i kompanisë publike Albpetrol mësohet se është zyrtarisht nën hetim nga prokuroria e Tiranës.

Në një shkrim të botuar ditën e sotme në Hashtag.al thuhet Puka është paraqitur në prokurori më datën 19 Prill, ndërsa prokurori i çështjes i ka komunikuar veprën për të cilën dyshohet zoti Puka: Konkurencë të paligjshme nëpërmjet dhunës.

Ndër të tjera thuhet se Endri Puka nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara prokurorit, ai është përgjigjur vetëm me një fjali: ?Unë nuk e pranoj akuzën dhe do të jap sqarimet përkatëse në një kohë të dytë në prani të avokatit tim?.

Ky hetim i nisur nga prokuroria lidhet me ngjarjet e raportuara në Hashtag.al, ku kompania Albpetrol dhe koncensionari ?Phoenix? po përplasen, ndërsa ?Albpetrol-i? ka zhvatur puset e koncensionarit në mënyrë arbitrare, duke neglizhuar kërkesën e AKBN-së dhe të ministrit të Financave.

Hetimet sapo kanë nisur dhe burime nga organi thonë se verifikime po kryhen edhe ndaj veprimtarisë së ministrit Damian Gjiknuri në lidhje me këtë çështje. Pra hetimet mund të vendosin dhe ministrin Gjiknuri përballë akuzës.

Drejtori i Albpetrolit Endri Puka, e ka justifikuar ndërhyrjen në puset e kompanisë private ?Phoenix? nëpërmjet një shkrese të ministrit Gjiknuri që e konsideronte të zhbërë marrëveshjen ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë ?Phoenix?.

Mirëpo prokurorët kanë konstatuar një problem, pasi marrëveshja është miratuar dhe legjitimuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2013. Ndaj dhe vetëm një vendim i Këshillit të Ministrave ose një vendim gjykate mund të zhbëjë këtë marrëveshje./CityNews

Lajmet e fundit nga