LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti i PS ngre një pyetje të çuditshme/Kap një detaj te flokët e Lulzim Bashës

23 Prill 2017, 14:36, Aktualitet CNA

Në vijim të debatit përballë Adi Krastës, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati në tejkalim të temës kryesore, ditën e sotme është marrë me flokët e kreut të PD, Lulzim Basha.

Bushati tha në këtë tavolinë se, Basha nuk besohet aspak sepse po të ishte vërtet në stres më çfarë po ndodh, do t?i dilte ndonjë thinjë.

?Me këto shfaqjet kaq qesharake dhe për faktin që nuk i ka dalë asnjë thinjë gjatë ketyre ditëve. Më pëlqen shumë edhe flokët si supermen që nuk harron t?i lyejë çdo javë dhe i ka super të zeza. Unë me Shanon kemi të njëjtën moshë dhe jemi zbardhur, kaq me pak problem e sheh zoti Basha këtë krizë, apo i lyen çdo javë flokët?, përfundoi Bushati.

Ndërkohë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku komentoi duke thënë që problemet në këtë vend nuk kanë ngelur te halli i deputetit Bushatit./CityNews

Lajmet e fundit nga