LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha sulmon Top Channel/Mediat të kapura nga droga dhe krimi!

23 Prill 2017, 10:47, Aktualitet CNA

Kryedemokrati Lulzim Basha ka sulmuar sërish sot mediat pro-qeveritare. Nga çadra e protestës, Basha u ndal te Top Channel, duke thënë se po qarkullon lajmin e një port-haleje evropiane për të trembur dhe frikësuar qytetarët. Duke folur për media, që sipas tij, janë oturakë të kryeministrit Rama, Basha tha se Top Channel nuk ka shkuar aq larg, por po përdor këtë port-halen për të kujtuar ?97-ën.

?Top Channel sot riqarkullon lajmin e një port-haleje evropiane, nga një far Martin Bengs, që, unë e kritikoj se ka dhe media që janë fare pastaj, media tualet totale, me ato s?merrem fare une se s?janë media. Ato janë banjot, uturaku ku ulet kryeministri. Këta që i kritikoj, i kritikoj sepse mendoj që ka një shpresë, që mos t?i ulet prapanica kryeministrore, e kupton, se ato tjerat janë oturaku i kryeministrit. Oturakët e kryeministrit na i kanë shpallur dhe portalin zyrtar të BE. Top Channel nuk ka shkuar aq larg, por na evidenton këtë dhe na e përdor këtë far Martin Zhargen e port-hales e ?Reporter? për të trembur shqiptarët dhe për të amplifikuar thirrjet e Edi Ramës dhe qehajajve të tij për të frikësuar popullin e për të kujtuar ?97-ën?, tha Basha.

Më tej, ai shtoi se nëse Top Channel ka vendosur të publikojë çdo lajm, pse nuk e boton dhe atë të revistës ?Forbes?, e cila tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në qendër të trafikut të drogës.

“Tani, në qoftë se vendos të botosh çdo lajm, pse nuk boton ?Forbes?, se Top Channel ka dhe ca njerëz që dinë anglisht, ndonjëri dhe ka jetuar në Angli, e di se kush është ?Forbes? apo jo. Çfarë thotë ?Forbes?, ja t?ia themi, se ja thamë dje por nuk zë mend.

?Edi Rama ndërtoi një ndërmarrje kriminale në vend, që e ka kthyer Shqipërinë në qendrën e trafikut të drogës?, thotë Forbes?.

?Report? i Francës: ?Vështirë se pushtetarë të mos jenë përfshirë në trafikun e drogës?
Mediat janë të kapura me republikën e vjetër. Asnjë taktikë e republikës së vjetër, që nisë zhagen drejt Evropës, për të bërë propagandën e port-hales së madhe këtu, nuk e zmbraps një popull të bashkuar, që nuk është ngritur në këmbë. Këta që bëjnë këtë lloj propagande, që nuk e shohin drogën e krimit. Të gjithë këta janë ose të papërgjegjshëm, ose i zhages. Zhagia vjen me burime të shumta, vjen me paratë e drogës, me paratë e krimit?, shtoi kreu i demokratëve./CityNews

08:17 Aktualitet

Të (pa)strehët

Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...

Lajmet e fundit nga