Connect with Us

Basha: Arsyeja se pse duhet të mblidhemi nesër në 11

Aktualitet

Basha: Arsyeja se pse duhet të mblidhemi nesër në 11

Publikuar

-

Mesazhi i Lulzim Bashës pasditen e 65 të protestës për zgjedhje të lira e të ndershme

-Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve qe fshihen pas fasadës. Burrat dhe gratë me uniformë, të cilët ndajnë të njëjtat halle me shqiptarët, dhe që keqpërdoren në mënyrën më të mjerë, më kriminale, nga ky pushtet, duhet ta dinë se qytetarët e bashkuar nesër në bllokimin total të transportit kombëtar mes orës 11:00 dhe 12:00, protestojnë dhe për të drejtat e tyre

-Dua ti kujtoj drejtuesëve të kupolës së policisë së shtetit, që përmes shkresave të tyre të turpshme dhe qëndrimeve të tyre publike, që sot kanë thyer ligjin. Do të vëzhgohen dhe regjistrohen nga toka dhe nga ajri, dhe se për çdo shkelje dhe cënim të të drejtës hyjnore për protestë paqësore, do të përballen me forcën e plotë të ligjit. Neni 261 i Kodit Penal, sanksionon dënime penale për ata që pengojnë mbledhjen dhe manifestimin paqësor politik të qytetarëve të republikës

Në këtë mbrëmje të 65-të të protestës tonë pa ndalim, 24 orë në ditë jemi mbledhur sonte këtu, bashkë me kryetarët e partive aleate të koalicionit të opozitës së bashkuar, për të dhënë nga ky shesh i lirisë, bashkë me ju, kampionët e lirisë dhe demokracisë, një mesazh për të gjithë qytetarët shqiptarë, për ditën e nesërme, ditën e përshkallëzimit të aksionit politik për zgjedhje të lira e të ndershme, për liri dhe demokraci të vërtetë, për mos dorëzimin e fatit të shqiptarëve dhe të Shqipërisë në duart e tiranisë së krimit, të korrupsionit dhe të drogës.

Planet ogurzeza të republikës së vjetër për të shkatërruar zgjedhjet e shqiptarëve, për të shkatërruar vullnetin e lirë të shqiptarëve, për të parandaluar agimin dhe ardhjen e Republikës së Re, do të dështojnë me sukses të plotë.

Aspiratën qytetare popullore dhe kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme, e përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, themelimin e një Republike të Re, ku zoti i fateve është qytetari dhe shërbëtor qeveritari, nuk ka forcë ta ndalë.

Prej 65 ditësh, duke nisur nga bashkimi ynë i jashtëzakonshëm më i madhi në 27 vite, me 18 Shkurt, ne kemi protestuar denjësisht, paqësisht, duke i treguar Shqipërisë dhe mbarë Europës fytyrën e vërtetë europiane të shoqërisë shqiptare. Asnjë veprim nuk e ka cënuar vendosmërinë tonë për protestë paqësore, asnjë provokim i ulët i kastës së republikës së vjetër, nuk na ka lëkundur nga qendrimi ynë. Kështu do të jetë edhe nesër, protestë madhështore, paqësore por e vendosur dhe e pathyeshme në shërbim të çdo shqiptari e çdo shqiptareje, në shërbim të Republikës së Re.

E dinë fare mirë shqiptarët dhe dinë ta bëjnë krahasimin me ata që jo shumë vite më pare, tek bllokonin rrugët kombëtare, digjnin gomat e makinave, digjnin makinat dhe thyenin e shkatërronin institucionet me gurë, me shishe me benzinë, e mbajmë mend fare mirë se çfarë lloj dhune ushtrohej në protestat e tyre.

Dhunë në protestat e opozitës së bashkuar dhe qytetarëve të Republikës së Re nuk ka e nuk ka për të patur! Dhuna është tipar i dobësisë morale, dhuna është tipari dallues i frikacakëve dhe këtu jemi të gjithë njerëz të kurajos qytetare, frikacakët fshihen pas fasadës.

Policia e shtetit, burrat dhe gratë me uniformë, të cilët ndajnë të njëjtat halle me qytetarët shqiptarë dhe që keqpërdoren në mënyrën më të mjerë, më kriminale, nga ky pushtet, duhet ta dinë se nga qytetarët e bashkuar nesër në bllokimin total të transportit kombëtar mes orës 11:00 dhe 12:00, do të gjejnë forcën pozitive dhe paqësore që lufton edhe për të drejtat e tyre, të atyre që nëpërkëmben, të atyre që keqtrajtohen, të atyre që intimidohen për të dhënë, të dhënat e tyre personale, dhe të familjarëve të tyre, në funksion të fushatës së republikës së vjetër dhe çetës së krimit që kryeson.

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë”/ Basha objekt i një hetimi korruptiv skandaloz

Të atyre që shohin teksa, kolegët e tyre në shërbim të ndërmarrjeve kriminale, grada e ulët arrestohet ndërsa komandantët nuk i prek ligji, se komandantët e kupolës kriminale në polici janë vetë karriket dhe këmbët e karrikeve të pushtetit të inkriminuar të Edi Ramës.

Por, dua ti kujtoj fare mirë drejtuesëve të kupolës së policisë së shtetit, që përmes shkresave të tyre të turpshme dhe qendrimeve të tyre publike, që sot, kanë thyer ligjin, dua ti kujtoj se do të vëzhgohen dhe regjistrohen nga toka dhe nga ajri, dhe se për çdo shkelje dhe cënim të të drejtës hyjnore për protestë paqësore, do të përballen me forcën e plotë të ligjit.

Neni 261 i Kodit Penal, sanksionon dënime penale për ata që pengojnë mbledhjen dhe manifestimin paqësor politik të qytetarëve të republikës.

E kemi Top Channel këtu? Ku është kamera e Top Channel? Cila është? Top Channel, dy herë në ditë fake news, e bëre baltë fare!

Nuk jep leje, nuk jep leje policia për grumbullimet paqësore të qytetarëve shqiptarë, tash një dekadë.

Ligji kërkon që policia vetëm të njoftohet, policia nuk jep leje, njoftohet dhe është njoftuar, ndaj hiqe fake news, le të ta falim meqë është darka e të dielës, po ta konsiderojmë injorancë dhe jo shërbim ndaj Edi Ramës dhe çetës së tij kriminale në pushtet.

I pa precedent, keqpërdorimi politik që i bën policisë Edi Rama, por do të marrë fund së shpejti. Ky është një argument më shumë dhe më i qartë se pse nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me një polici të nënshtruar e të bërë zap politikisht nga një çetë pushtetarësh të bërë zap nga krimi dhe nga droga.

Vëllezër dhe motra, qytetare dhe qytetarë të Republikës së Re që po lind në zemrat tuaja, në shtëpitë tuaja, në këtë agorë të lirisë dhe në çdo qytet të vendit tonë, nesër bashkohemi midis orës 11:00 dhe 12:00 të gjithë bashkë.

Të rinj e të reja, artistë, sportistë, gazetarë, do të jenë aty me ne, punëdhënës e punëmarrës do të jenë aty me ne, studente dhe studentë do të jenë aty me ne, të pa punë e të shpunësuar, biznese të vogla që janë mbyllur e që mezi rrinë hapur, do të jenë aty me ne, demokratë e socialistë do të jenë nesër me ne për të treguar vendosmërinë tonë në kauzën kombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme.

Ejani pa frikë dhe paqësisht, por vendosmërisht.

Një orë sakrificë kombëtare, për një pafundësi të mirash në Republikën e Re që po vjen, për dinjitetin tuaj, për lirinë dhe të drejtat tuaja themelore, për mirëqënien dhe punësimin tuaj, për një të nesërme të sigurtë dhe një ekonomi të fortë për çdo shqiptar, nesër mes orës 11:00 dhe 12:00 bashkohemi dhe ngrihemi së bashku!

E nesërmja vjen si një ditë e re në aksionin e Republikës së Re, me vendosmëri totale, me masivitet popullor, me paqe në zemrat tona.

Asnjë lule nuk do të dëmtohet, asnjë gotë nuk do të thyhet. Trafiku do të bllokohet për 1 orë, por trafiku i drogës, trafiku i krimit, trafiku i votave, trafiku i parave të pista të korruspionit do të marrin fund njëherë e mirë.

Nesër në orën 11.00, anembanë Shqipërisë, në rrethrrotullimin e Shqiponjës, në kryqëzimin e teknologjikut, 2 pika në Tiranë. Rrethrrotullimin e Plugut, dhe gjithë Jugu do të mblidhet aty. Rrethrrotullimin e Rrugës së Kombit me nacionalen Shkodër-Tiranë, rrethrrotullimin e Milotit, dhe gjithë Veriu do të jetë aty. Në rrethrrotullimin e Bradasheshit, Korça, Elbasani dhe gjithë Juglindja e gjitha do jetë aty.

Një orë bashkim për vite të tëra Shqipërie të lirë dhe demokratike për veten dhe fëmijët tuaj. Ngrihemi së bashku. Bashkohemi paqësisht neser në orën 11.00. Zoti e bekoftë Shqipërinë. Zoti i bekoftë shqiptarët./CityNews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Refuzimi i Metës/ Komisioni Hetimor ndryshon planin

Publikuar

-

Nga

Refuzimi i Metës/ Komisioni Hetimor ndryshon planin

Komisioni hetimor ka nisur mbledhjen për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në nisje të tij, shkresa e presidentit Meta drejtuar Kuvendit ka ndryshuar rrjedhën e vijimit të mbledhjes se Komisionit Hetimor Parlamentar.

Mbledhja është ndërprerë me kërkesë nga anëtarët e Komisionit për të lexuar shkresën e presidentit dhe më pas do të rikthehen për të marrë një vendim.

Në nj ëshkresë prej 29 faqesh, presidenti Meta i është përgjigjur kërkesës të Komisionit Hetimor për ftesën e seancës dëgjimore.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Gjekmarkaj “i tërheq veshin” opozitës: Të dalë nga gjendja anemike!

LEXO EDHE:  Basha i përgjigjet me fakte Ramës/ Shkatërroi ekonominë dhe humbi kontrollin ndaj pandemisë

Sipas presidentit kërkesa, nuk referon asnjë dispozitë kushtetuese dhe ligjore për bazueshmërinë e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Nuk ka për t’i rënë më dielli”/ Gazetari zbulon planin e frikshëm, çfarë do të ndodhë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka për t’i rënë më dielli”/ Gazetari zbulon planin e frikshëm, çfarë do të ndodhë në Tiranë

Gazetari Klodian Tomorri ka treguar detaje në lidhje me një plan, sipas tij për të ndërtuar një 30 katësh në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri thekson se plani është qëe pallati 30 katësh të ndërtohet aty tek BKT-ja, ngjitur me Kishen.

Sipas gazetarit, për këtë plan janë bërë edhe disa skema, ku fillimisht ndërteses së BKT-se ja bene letrat sikur ishte demtuar nga termeti, madje kategori e rende demtimi, qe duhej shembur.

Më tej, Tomorri thekson se në lojë hyn edhe kompania FUSHA, e cila ka besimin e Bashkisë dhe do të marrë lejen për ndërtimin e pallatit.

Më tej ai shton se BKT do marrë disa kate, ndërsa pjesa tjetër do të shitet.

Por, ajo çfarë e bën edhe më të frikshëm këtë plan, sipas Tomorrit është fakti se Lanës nuk ka per t’i rene me Dielli me shume se 5 minuta ne mesdite, pasi aty do të ngrihen dy kulla gjigante.

“Lana ne burg

Keta kane nisur planin per te ngritur nje 30 katesh aty tek BKT-ja, ngjitur me Kishen. Mirepo qe plani te vihej ne zbatim duheshin bere ca skema.

Fillimisht nderteses se BKT-se ja bene letrat sikur ishte demtuar nga termeti, madje kategori e rende demtimi, qe duhej shembur. BKT-ne e sistemoi Fusha atje ngjitur me TEG-un. Fjalet jane qe e sistemoi me qera. Kjo ishte pjesa e pare e planit.

LEXO EDHE:  “Manifestimi më i mrekullueshëm”/ Meta zbulon skenarin e 2 Marsit, fton edhe Ramën

LEXO EDHE:  Deklarata “bombë”/ Basha objekt i një hetimi korruptiv skandaloz

Tani BKT-ja nuk e merrte dot lejen per 30 katesh. Sepse ligjet urbanistike jane shume te ashpra ne Tirane. Duhet zhvillim i kontrolluar territori, jo kaos. Lejet duhen perqendruar vetem tek kompanite qe beson Bashkia. Ketu hyn ne loje prape FUSHA.

Lejen e ndertimit per 30 kateshin do ta marre Fusha. Pasi te ngrihet 30 kateshi, BKT mund te transferohet serish aty dhe merr disa kate. Te tjerat, dalin ne shitje.

Si perfundim Lanen do e fusin ne burg keta. Aty do kete dy kulla gjigande si kolosi i Rodit, qe rrine perballe njera tjetres. Pak me poshte eshte dhe nje tjeter. Lanes nuk ka per t’i rene me Dielli me shume se 5 minuta ne mesdite.

Tani ceshtja eshte a do te shpetoje dot Kisha apo jo? Se mund t’ja bejne dhe Kishes letrat sikur eshte demtuar nga termeti, kategori DS4 dhe te ngulin edhe aty ndonje 40 katesh. Prifterinjte i marrin, i cojne andej nga Dajti lart. Vete ben Fusha ose ndonje nga keto kompanite e ndertimit te Bashkise nje Kishe te re andej siper dhe ja jep komunitetit katolik me qera.

Aman, aman, mjere ai fshatar i gjore qe ben ndonje gardh tek toka. Renean, nderhyjen e shpejte antiterrorizmit edhe ushtrine tek dera e shtepise i ka per 5 minuta. Dhe ta provoje t’i bjere telefonit te Bledi Cucit po deshi.”-shkruan gazetari Klodian Tomorri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hapja e hetimeve për vrasjen e Artan Santos/ A do të thirret Grida Duma në SPAK

Publikuar

-

Nga

Duma paralajmëron Ramën/ Çfarëdolloj gjëje të bësh, nuk e ndalon dot rotacionin politik

Struktura e Posaçme për hetimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka marrë në dorëzim dosjen hetimore për vrasjen e bankierit Artan Santo.

Dosja që ka qenë në Prokurorinë Tiranës i ka kaluar SPAK, pasi është arritur në përfundimin se vrasja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

Kujtojmë se bankieri i njohur, u ekzekutua 7 vite më parë, në qershorin e vitit 2014, ndërsa po hynte në selinë e bankës ku punonte.

Lidhur ngushtë me këtë ngjarje është lakuar edhe emri i Grida Dumës e cila ka pasur miqësi me Santon.

Ka foto në ambientet e UET, ku Santo ndodhet në krah të Grida Dumës së bashku me kolegë të tjerë të këtij universiteti që në atë kohë ishte në pronësi të Henri Çilit dhe shumë nga personazhet në tavolinë janë personazhe publike, politike dhe njerëz që shfaqën pranë Lulzim Bashës, në atë kohë të mbështetur dhe të sponsorizuar nga ish pronari i UET.

Menjëherë pasi ka ndodhur vrasja, është mësuar se Grida Duma ka tentuar të lidhet me kryeministrin Edi Rama dhe ka qenë më pas zëvendëskryeminsitri, Niko Peleshi i cili e ka shoqëruar në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ky i fundit ia ka rikujtuar Dumës këtë fakt, në vitin 2018, në emisionin, Opinion”, ndërsa zonja Duma po fliste për të.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet e 25 prillit/ Gjekmarkaj “i tërheq veshin” opozitës: Të dalë nga gjendja anemike!

LEXO EDHE:  Saimir Tahiri, kurbani i marrëveshjes Rama-Basha, dhe Veliaj

 “Grida e di shumë mirë si punoj unë”. Ka qenë kjo deklarata e Tahirit, duke i rikujtuar kështu Dumës, me mesazh të koduar, çështjen e Santos.

Se përse ka shkuar Grida Duma në zyrën e Saimir Tahirit, ende nuk dihet, duhet ta thotë ajo këtë gjë.

Por tashmë që janë rihapur hetimet, a do ta thërrasë SPAK, Grida Dumën, për të sqaruar enigmat rreth kësaj ngjarjeje?

Janë shumë pikëpyetje, mbi të cilat duhet të hidhet dritë, pasi Duma, është personazh politik-publik që është paguar me taksat e qytetarëve. Ajo duhet të flasë në SPAK, dhe mos të lërë enigmë, fijet që e lidhnin atë me Artan Santon./CNA.al

LEXO TE PLOTE