LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aksion i madh në Tiranë/Drogë dhe të arrestuar (Video-Emrat)

23 Prill 2017, 09:21, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka kryer sot një aksion të madh antidrogë, duke sekuestruar 102 kg kanabis sativa. Burime nga policia bëjnë me dija se janë arrestuar 4 persona, 3 nga Mallakastra dhe 1 nga Tepelena.

Mësohet se kanë rënë në pranga shtetasi Arjan Mustafaj, 43 vjeç, Shpëtim Sinaj, 40 vjeç, Erjon Zenelaj, 33 vjeç, të tre banues në Mallakastër, dhe Niko Dula, 41 vjeç, banues në Tepelenë.

Këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar te llojit kanabis kryesisht në periferi të Tiranës.

Në bazë të informacioneve është bërë e mundur goditja e këtij grupi dhe më saktësisht në aksin rrugor Pezë – Ndroq.

Nga kontrolli në automjetet e këtyre personave, në bagazhin e automjetit tip Mitsubishi, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7 thasë të zinj të fshehur poshtë disa thasëve të tjerë ngjyre të bardhë./CityNews


Operacioni Befasia – Kapet droge e madhe ne Tirane by news-al

08:17 Aktualitet

Të (pa)strehët

Në dhjetë vitet e ardhshme pritet të rritet deri në 70% numr...

Lajmet e fundit nga