LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Veprimi i Elisa Spiropalit habiti të gjithë sot/E vutë re këtë detaj?

22 Prill 2017, 12:43, Aktualitet CNA

Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë në qytetin e Gjirokastrës.

Sigurisht që Edi Rama në këtë takim nuk ishte vetëm, por bashkë me ekipin e tij, ku pjesë e pandashme është bërë Sekretarja e Rinisë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali.

Ndryshe nga herët e tjera sot në këtë takim, Spiropali kur doli të fliste para të rinjve gjirokastritë nuk i hoqi për asnjë moment syzet e diellit.

Ndonëse një veprim i tillë nuk është aspak etik sepse shumë të rinj ishin mbledhur për të dëgjuar sekretaren e tyre, lind pyetja: Çfarë problemi mund të ketë pasur ditën e sotme zonja Spiropali që nuk e lejoi të hiqte syzet, apo mbajtja e tyre është një thjesht një ?armë mbrojtëse? ndaj diellit në Gjirokastër?/CityNews

Lajmet e fundit nga