LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë thanë sot qytetarët në takimin që mbajtën me Bashën

22 Prill 2017, 14:20, Aktualitet CNA

Lulzim Basha bashkëbisedim për gjendjen e sotme dhe rolin e gruas në shoqëri në ditën e 64 të qëndresës për zgjedhje të lira e të ndershme

Paraditen e 64 të protestës në sheshin e lirisë, qytetarët bashkëbiseduan me Lulzim Bashën për rolin e gruas shqiptare dhe vendin që ajo zë në shoqëri. I ftuar i veçantë në Sheshin e Lirisë sihte edhe kryetari i lëvizjes Vatra për degën Michigan, Edmond Rrapaj, i cili shprehu mbështetjen për kauzën e shqiptarëve.

Dhjetëra vajza dhe zonja, nga shtresa dhe formime profesionale të ndryshme, folën për rëndësinë e gruas në një shoqëri. Regjisorja Taulantia Jupi zgjodhi fjalët e një gruaje të fortë, Margaret Thatcher për të shprehur bindjen se edhe gruaja shqipare ka shumë për të kontribuuar në formimin e të ardhmes së fëmijëve dhe familjes së saj.

?Nëse doni që diçka të thuhet, thërrisni një burrë, por nëse doni që diçka të bëhet, thërrisni një grua?.

Oriola Pampuri, psikologe, tha se gratë profesioniste në Shqipëri po udhëtojnë drejt shteteve europiane si Gjermania për të siguruar punë dhe për t?u siguruar se puna e tyre do të vlerësohet ashtu si duhet.

Alfrida Dedgjonaj solli rastin e industrisë fasone për të ilustruar shpërdorimin e krahut të punës që ndodh në Shqipëri. Gratë, për shkak të varfërisë, përballojnë kushte pune skllavëruese, për një pagesë që nuk i përgjigjet as asaj minimale të përcaktuar me lig, tha nënkryetarja e bashkisë së Lezhës duke marrë qytetin e saj, si shembull të keqmenaxhimit më të madh të Rilindjes në këto katër vjet, kriminalizimit të pushtetit – Në 2013-ën, pa mbaruar ende gjysma e parë e mandatit, u ezaurua lista shumëemërore e socialistëve në Lezhë, duke i hequr mundësinë Lezhes të përfaqësohet nga njerëz dinjitozë që njohin realitetin atje.

Mirela Karabina, Irsida Shehi dhe Leticia Gusho argumentuan se çdo grua dhe çdo qytetar i Shqipërisë duhet të kuptojë se forca e ndryshimit ndodhet tek vetë ata dhe se nuk duhet të tregohen më indeiferent. Pedagogia Mirela Karabina tha se ka ardhur koha që vajzat dhe nënat shqiptare të veprojnë për të kërkuar ndryshimet që duan për një të ardhme më të mirë të fëmijëve të tyre. Nuk duhet më indiferencë, sepse kur ngrihemi zëri ynë dëgjohet dhe kjo çadër po e vërteton këtë gjë, tha juristja Irsida Shehi.

Në mbështetje të kauzës dhe protestës qytetare në Sheshin e Lirisë foli kryetari i lëvizjes Vatra në Michigan, Edmond Rrapaj.

?Jam ktu t?u jap një mesazh gjithë demokratëve. Qëndresa juaj këtu tregon vlerat e larta të përgjegjësisë komëbtare dhe lirisë. Këtu ju nuk jeni për vete por për shqipërinë dhe vlerat demokratike. Një qeveri që mendon vetëm si të pasurohet për vete dhe stimulon kanabisin dhe krimin, duhet laguar me votë ose në një formë jo të dëshirueshme, e cila prodhon dhimbje.  Vatra është me ju. Unë ju përgëzoj në emrin tim personal si kryetar i vatrës në degën Michigan, që më parë këtë vend e kishte miku im, Alfons Grishaj, ai ju përshëndet, themelues i PD Shkodër dhe pishtar i demokracisë. Më porositi t?u them se nëse është nevoja na bëni me dije dhe ne do të jemi këtu si në vitet 1990. Ne jemi në kundërshtim të hapur me pushtetarët të cilët bëjnë regres.?

Kryetari Lulzim Basha tha se prej 64 ditësh shqiptarët mblidhen për të folur për realitetin që e prekin çdo ditë.

?Kjo nuk është të bësh politikë, por të prekësh nga afër realitetin e dhimbshëm që jeton shumica dërrmuese e shqiptarëve. Këto janë faktet. Ekonomia është shkatërruar. Taksat janë rritur. Çmimet dhe faturat e energjisë, ujit dhe karburantit, janë rritur. Fuqia blerëse ka rënë. Shqiptarët fitojnë më pak, harxhojnë më shumë, vuajnë më shumë dhe e kanë më të vështirë të gjejnë një vend pune në një ekonomi që tkurret nga dita në ditë edhe sepse më shumë se 300 mijë shqiptarë, 10% e popullsisë, janë larguar për shkak të ekonomisë së shkatërruar, prapë se prapë, kjo nuk ka sjellë asnjë përmirësim, por përkeqësim edhe më të madh në tregun e punës dhe në gjendjen e përgjithshme ekonomike në vend?.

Shifrat në regjistrin e gjendjes civile japin një pasyrë të eksodit të shqiptarëve gjatë këtyre katër viteve.

?E morën pushtetin kur regjistri i gjendjes civile kishte 3 milionë e 140 mijë banorë rezidentë në Shqipëri, dhe sipas të dhënave të të njëjtit regjistër të gjendjes civile, sot janë 2 milionë e 740 mijë. 300 mijë i ka detyruar kjo qeveri, kjo bandë me kriminelët në pushtet, të largohen. Krimi dhe droga, tenderat dhe koncesionet korruptive, babëzia qeveritare për të harxhuar, siç thonë shifrat zyrtare, 2.8 miliardë dollarë në 4 vite përmes abuzimeve, keqpërdorimeve, vjedhjes, dhe miliardat e tjera për zyra, për orendi, për karburant, për makina, për luks qeveritar, këto e kanë kredhur Shqipërinë në një mjerim të vërtetë ekonomik?.

Dështimi i kësaj qeverie në sigurimin e vendeve të punës dhe mirëqënies së qytetarëve të cilët e shohin realitetin në jetën e përditshme dhe ndryshimin e tij si nata me ditën nga propaganda mediatike qeveritare, janë arsyeja pse Edi Rama ka frikë nga gjykimi popullor me votë të lirë.

?Ata e dinë se me këtë bilanc të mjerë, me këtë mjerim dhe varfëri totale që kanë shkaktuar në Shqipëri, ku askush nuk ndihet më mirë, ku fjala kryesore e njerëzve është; nuk ka punë, nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim, nuk ka siguri, nuk ka drejtësi, dhe ata e dinë se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, gjykimi popullor do të jetë i drejtë dhe i pamëshirshëm për shkaktarët e kësaj gjendje me në krye Edi Ramën. Që ta mbajë në këmbë, kërkon me çdo kusht të prishë zgjedhjet e ardhshme. Pengesa e vetme, forca e vetme që mund ta ndalë e ta ndryshojë këtë, jeni ju, anëtarët e kësaj lëvizje të madhe popullore që lindi me 18 shkurt e që rritet nga dita në ditë.?

Zoti Basha tha qytetarëve se ata janë e vetmja pengesë ndaj pazareve të republikës së vjetër.

?Asgjë nuk do të ndryshojë nëse kjo betejë nuk përmbyllet me fitore, dhe prelud i fitores, janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme me qeveri teknike që do të kryejë dekriminalizimin sipas ligjit, do të luftojë drogën dhe do të mundësojë zgjedhje të lira dhe të ndershme me votim biometrik, elektronik dhe numërim elektronik për të gjithë qytetarët shqiptarë. Të gjithë qytetarët fitojnë, pavarësisht prej bindjeve të tyre politike, pavarësisht se për kë e hedhin votën e tyre në zgjedhje. Çdo qytetar fiton me kauzën e kësaj lëvizje popullore?./CityNews

Lajmet e fundit nga