LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet mesazhi/Si detyrohen mësuesit të marrin pjesë në mitingun politik nesër

21 Prill 2017, 21:12, Aktualitet CNA

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka publikuar mesazhin që iu është dërguar mësuesve nga mazhoranca për të marrë pjesë në mitingun politik të radhës.

Boçi shkruan se mësuesit duhet të paraqiten 30 minuta para, që t?i bëhet apeli.

Sipas tij, mësuesit e shkretë duhet të dëgjojnë në ditë pushimi pallavrat e Linditës e Ramës për ?sukseset? e reformës që ka vdekur arsimin shqiptar.

Ja reagimi:

Ky është lajmërimi për nesër, ku mësuesit rreshtohen “me lezet” me detyrim paraqitje (përjashtohen vetëm ato që kanë provimin kualifikimit) në mitingun politik të rradhës.
Madje duhet të paraqiten 30 min para, që t’i bëhet apeli!
Në media këtë maskaradë do e paraqesin si lumturinë kolektive që ka kapur mësuesit nga efekti “reformë”.
Vetë mësuesit e shkretë, në ditë pushimi, do t’i duhet të dëgjojnë pallavrat e Linditës e Ramës për “sukseset” e “reformës” që ka vdekur arsimin shqiptar:
– Terrorizoi mësuesit
– I përqeshi e i talli në pafundësi ato
– I mashtroi në vazhdimësi për katër vite rresht
– Shkëputi lidhjet e tyre me nxënësit e prindërit
– Bëri çorap maturantët me një proces kaotik pranimesh në Universitet
– Rrënoi Universitetet publike
– Privoi të rinjtë nga arsimi i lartë
– Përqeshi me rritje page pedagogët
– Stopoi kërkimin shkencor
Në fund do durojnë të marrin një pozë për foto duke….buzëqeshur!!!/CityNews

Lajmet e fundit nga