LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama shpërthen nga Kukësi/Ata që mbyllen në çadër s’i duhen as dreqit

21 Prill 2017, 14:33, Aktualitet CNA

Kryeministri i vendit, Edi Rama po flet në këto momente nga Kukësi. Rama ndodhet në një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Edhe ditën e sotme, Edi Rama sulmoi çadrën dhe opozitën, duke thënë se ata që mbyllen në çadër nuk i  duhen as dreqit.

“Partia Demokratike është ngujuar në çadër jo për demokracinë, lirinë, por sepse ka frikë nga drejtësia. Politikanë që kanë frikë të përballen me drejtësinë, nuk i duhen dreqit, jo popullit. Thuajini shokëve që janë me PD se në kushtet ku ndodhet sot ajo në çadër, do t?i përfaqësojmë ne.”/CityNews

Lajmet e fundit nga